
SKY – Santon, te reja ne mbremje. Baselli-Cassano…
Mario Giunta, ekspert i merkatos, ka bere nje permbledhje nga studiot e SkySport24 mbi levizjet ne minutat e fundit te merkatos per Interin: “Baselli? I intereson edhe Interit dhe te tjerave, keshtu Milan duhet te luftoj ne diten e fundit te merkatos: eshte nje tratative e komplikuar.”
Sa i perket Santon: “Inter eshte ne pritje te nje pergjigje ne kete mbremje nga ana e Newcastle. Lojtari ka qene gjithmone ne orbiten e nje rikthimi edhe ne vere dhe tani Interi po kerkon nje lojtar ne ate rol. Eshte menduar per ta sjellur ne shtepi, Newcastle deshiron obligimin e blerjes pas huazimit dhe ne marreveshje mund te kete te perfshira edhe bonuse.”
Piero Ausilio mbi nje rikthim te mundshem te Antonio Cassano ka qene shume i ftohte: “Eshte nje marreveshje qe per momentin mund ta veme menjeane, nga ana tjeter ka kohe deri ne fund te shkurtit duke qene se lojtari eshte i lire. Inter si mbrojtes krahu percjell edhe Micah Richards te Fiorentinas pasi ka marr ok nga FIFA duke pare qe kompeticioni i Community Shield (ku lojtari kishte luajtur me Cityn) eshte vleresuar si kompeticion i sezonit te kaluar. Fiorentina, megjithate, nuk e shet pa gjetur me pare nje zevendesues.”