Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Skriniar demtim sot ne stervitje: ja gjendja e tij. Nderkohe mungoi edhe Keita sepse…

Sky – Skriniar demtim sot ne stervitje: ja gjendja e tij. Nderkohe mungoi edhe Keita sepse…
Inter Club Staff

Interi sot ka zhvilluar dy stervitje ne qendren e saj sportive. 

Stervitja e pare eshte zhvilluar ne mengjes heret dhe e dyta pasdite.

Direkt nga Suning Training Centre, Sky Sport ka sjelle lajmet e fundit nga fusha e blerte ku lojtaret e Interit po sterviteshin ne prag te ndeshjes te se dieles ndaj Sassuolos ne transferte.

Sot ka pasur nje shqetesim jo te vogel per stafin zikalter kur Milan Skriniar la fushen e lojtes per nje demtim, por me pas u pa pas kontrolleve te para mjekesore nga stafi zikalter se ai nuk kishte asgje serioze por vetem nje bllokim te muskujve per shkak te punes se larte qe eshte bere keto dite ne Appiano dhe lodhjes.

Nderkohe Radja Nainggolan vazhdon te punoje vecmas nga grupi dhe tashme eshte e sigurt mungesa e tij ne Reggio Emilia.

Nje lojtar tjeter ka munguar gjithashtu ne stervitjen e sotme: ai qe nuk eshte stervitur dhe nuk eshte pare fare ne Appiano eshte Keita Balde qe ka shkuar ne France per ceshtje ligjore sepse ai eshte ekstrakomunitar dhe i duhet nje dokumentacion shtese per transferimin ne Itali.

Neser pritet qe te stervitet rregullisht me grupin dhe do te grumbullohet edhe per ndeshjen ndaj Sassuolos me siguri.

Por sot ka qene nje prezence e kendeshme ne shtepine Inter: Andrea Bocelli, tifozi i njohur i Interit i ka bere nje vizite skuadres dhe i ka kenduar kengen “Nessun dorma” ne ambjentet e palestres.

Kenga eshte degjuar nga afer nga lojtaret te cilet e kane duartrokitur per disa minuta me radhe kengetarin e njohur Italian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.