Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Conte ndryshon gjithcka ne sulm te skuadra anti-Atalanta? Ja formacioni i mundshem!

Sky Sport – Conte ndryshon gjithcka ne sulm te skuadra anti-Atalanta? Ja formacioni i mundshem!
Inter Club Staff

Pa pushim, ashtu si ka qene e gjitha kjo vere per Interin, tashme duhet menduar menjehere tek ndeshja e fundit e Serie A.

Keshtu, ka nisur puna per Interin ne prag te ndeshjes se veshtire ndaj Atalantes te shtunen ne kampionat.

Zikalterit do te perballen neser ne darke ndaj Atalantes ne Bergamo dhe do te duhet nje ndeshje me shkronja te medha per te arritur nje rezultat te mire e per te mos e humbur vendin e dyte.

Qe Interi te jete e sigurt edhe nga Lazio ne cdo moment, do duhet qe ta fitoje kete ndeshje pa u menduar shume per llogari.

Antonio Conte po mendon qe tani se ke do te hedhe ne fushen e lojes, dhe reflektimet e tij kane te bejne me se shumti me sulmin.

Ai pritet te ndryshoje jo pak, sepse Alexis Sanchez mendohet se do i lere vendin Lautaro Martinez nga minuta e pare.

Kiliani do te jete nje arme qe Conte deshiron ta perdore gjate ndeshjesn e vazhdim e jo nga minuta e pare.

Po Eriksen? Danezi me te gjitha gjasat do e nise nga pankina duke i lene vendin nga minuta e pare perseri spanjollit Borja Valero.

Nderkohe, formacioni i Interit mund te jete ky:

Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Candreva, Brozovic, Barella, Young, Borja Valero, Lukaku dhe Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.