Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

885 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Fiorentina ka kerkuar zyrtarisht Politanon diten e sotme: pergjigja e klubit zikalter ka qene e ftohte sepse nuk deshiron te privohet

Sky Sport – Fiorentina ka kerkuar zyrtarisht Politanon diten e sotme: pergjigja e klubit zikalter ka qene e ftohte sepse nuk deshiron te privohet
Inter Club Staff

Fiorentina nuk ka ndermend te ndalet dhe pas blerjes se lojtarit Franck Ribery, skuadra Viole eshte gati edhe per goditje te tjera. 

Skuadra nga Firenze po kerkon me kujdes nje sulmues tjeter qe ta vere ne dispozicion te tranjerit Montella dhe prozhektoret e tyre jane kthyer nga Interi.

Fokusi i tyre sipas Sky Sport, eshte Matteo Politano i cili eshte kerkuar edhe ne te kaluaren nga skuadra Viole, por pa sukses.

Me sa duket, sot ka pasur nje kontakt te ri ndermjet Fiorentines dhe Interit per lojtarin italian dhe ka qene nje kontakt ndermjet dy drejtorave sportiv te skuadrave respektive.

Gjithmone sipas Gianluca Di Marzio ne emisionin e tij ne Sky Sport, skuadra zikalter ka pasur nje pergjigje shume te ftohte ndaj Fiorentines per sa i perket kerkeses se tyre.

Interi pasi ja ka bere kete gje me dije Fiorentines, ja ka bere me dije edhe agjentit te lojtarit duke i treguar qe Politano nuk leviz.

Per momentin, sipas klubit zikalter, Matteo nuk eshte ne merkato sepse edhe vete lojtari ka shprehur deshiren e tij per te qendruar tek Interi por vullneti i klubit nuk ishte i bere i ditur hapur. Nga sot, eshte marre vesh edhe vullneti i Interit.

“Per momentin, nuk ka asnje marzh per te filluar nje tratative e asnje hapje drejt kesaj mundesie qe do te dergonte Politanon tek Fiorentina. Ata duhet te kerkojne nje lojtar tjeter sepse Interi i ka pritur shume ftohte duke i refuzuar cdo hapje diskutimesh per shitjen e Politanos”, e ka mbyllur fjalen e tij Di Marzio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.