Sky Sport – Icardi eshte i pari ne Europe per ndihmen ndaj skuadres duke lene pas Messin dhe Salah!
Per disa mund te jete nje statistike pozitive e gjitha, por nuk eshte keshtu per Interin.
Zikalterit jane qartesisht te varur nga kapiteni i tyre dhe kjo gje ka bere qe shpesh here Interi te mos fitoje kur kane munguar golat e Mauro Icardit.
I vetem, Mauro Icardi, ka shenuar 48% te totalit te golave te Interit ne kampionat.
Kjo eshte nje e dhene qe nga njera ane konfirmon rendesine e sulmuesit argjentinas per skuadren e Luciano Spallettit, por nga ana tjeter konfirmon se per te arritur ne Champions, Interit i duhen golat e te tjereve qe kane shenuar me pak deri me tani, por qe duhet ta fillojne ta bejne kete gje me shume.
Kane mbetur edhe 7 ndeshje deri ne fund dhe Interit golat i nevojiten me patjeter.
Andrea Paventi, i lidhur direkt nga Appiano Gentile per Sky Sport ka konfirmuar gjithcka cfare kemi shkruar me lart per kapitenin zikalter.
Interi, pervec se ka disa perqindje teper te zhbalancuara ne sulm, eshte e varur shume nga kampioni i saj numer nje, Mauro Icardi.
Deciziv si puna e tij ne Serie A dhe ne Europe nuk eshte asnje. Eshte i pari ne kete liste.
Sulmuesi zikalter ka arritur te shenoje 48% te golave per Interin e Spallettit.
Ky eshte klasifikimi me lojtaret qe kane perqindjen me te larte te golave ne krahasim me skuadren sipas Sky Sport:
1 – Mauro Icardi, Inter: 48%.
2 – Mohamed Salah, Liverpool: 38,7%.
3 – Lionel Messi, Barcelona: 36%.
4 – Ciro Immobile, Lazio: 36%.
5 – Robert Lewandowski, Bayern: 34,2%.
6 – Edinson Cavani, PSG: 25%.
Kjo eshte grafika e klasifikimi nga Sky Sport: