Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano nuk i beson syve: “Ky Icardi na thote se eshte i dashuruar me Interin dhe pastaj shkon dhe e hedh ne gjyq dhe i kerkon para.”

Cassano nuk i beson syve: “Ky Icardi na thote se eshte i dashuruar me Interin dhe pastaj shkon dhe e hedh ne gjyq dhe i kerkon para.”
Inter Club Staff

Tema e dites ne shtepine zikalter eshte Mauro Icardi prej shume javesh tashme dhe cdo dite del dicka e re ne pah ne lidhje me te.

Ne javen qe kaloi tema kryesore ka qene padia kunder Interit dhe hedhja ne gjyq e klubit nga ana e Mauro Icardit.

Ai i ka kerkuar Interit rikthimin e menjehershem ne stervitjet tekniko-taktike dhe ka kerkuar edhe 1,5 milione euro demshperblim nga klubi.

Pikerisht per kete ka folur diten e djeshme Antonio Cassano ne studiot e Tiki Takes ku Fantantonio eshte nje i ftuar i perhershem.

Ai eshte perplasur disa here ne emsionet e kaluara me Wanda Naren per Icardin, por edhe dje eshte pare shume i habitur teksa ka folur per Icardin.

“Cfare eshte kjo histori? Kam degjuar per muaj me radhe e muaj me radhe se ky Icardi na eshte i dashuruar me Interin.”

“Aq shume i dashuruar sa ne fund e hedh ne gjyq duke i kerkuar edhe para klubit qe dashuron, apo jo?”

“Icardi tek Napoli? Maradona eshte mbret i atij qyteti dhe kurre nuk ka thene nje fjale te mire per Mauro Icardin. Nuk me duket levizja e duhur.”

“Me vetem nje fjale te Diegos kunder Icardit nese do te shkonte tek Napoli nuk e di se cfare mund te ndodhte me tifozerine pastaj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.