Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Icardi, statistike super negative ne ndeshjet e rendesishme

Sky Sport – Icardi, statistike super negative ne ndeshjet e rendesishme
Inter Club Staff

Mauro Icardi ka qene i ndalur ne bokse per shume ndeshje dhe jashte fushave per rreth nje muaj per nje demtim qe ai ka pesuar ne stervitje. 

Per here te fundit kapiteni i Interit ka shenuar ne ate Fiorentina-Inter 1-1 ne muajin janar, ne daten pese per te qene te sakte, dhe qe prej dite, kane kaluar me shume se dy muaj.

Icardi u rikthye ne fushat e lojes ndaj Napolit te dielen e kaluar. Kapiten i Interit luajti mire si sponde per shoket e skuadres, duke krijuar hapsira por edhe duke fituar duele ajrore, por vetem aq, sepse Maurito u sherbye shume pak.

Per kete gje ka ndikuar shume edhe forma shume e keqe e koheve te fundit e mesfushes zikalter por mbi te gjitha e kraheve te sulmit ku Candreva dhe mbi te gjitha Perisic nuk po kalojne nje moment te mire.

Sky Sport, gjate nje edicioni sot ne mengjes ka vene ne dukje nje statistike qe interesante, por edhe negative per kapitenin e Interit.

Kjo eshte foto e kesaj statistike marre nga Sky Sport:

Maurito keshtu, ka arritur ta ndihmoje shume pak Interin ne luften e saj per te vene nje vend ne edicionin e ardhshem te Champions League.

Sipas Sky Sport, Icardi ne kater takimet direkte me kater skuadrat e para ne Serie A, ka arritur te shenoje vetem dy here, por ne nje ndeshje te vetme ndaj Romes.

Lista eshte si me poshte:

Ndaj Romes: 18 minuta te luajtura, 2 gola.

Ndaj Napolit: 177 minuta te luajtura, 0 gola

Ndaj Juventusit: 85 minuta te luajtura, 0 gola

Ndaj Lazios: 90 minuta te luajtura, 0 gola.

Pra ne 532 minuta te luajtura, Icardi ka nje mesatare te 1 goli per 266 minuta. 

Shume pak sipas Sky Sport per nje lojtar qe duhet te marre Interin perdore ne garen e saj per Champions. Por Icardi, nese themi ate qe eshte e drejte, eshte nje lojtar qe duhet te furnizohet me topa, gje qe shoket e tij te skuadres, e bejne shume pak, sidomos kohet e fundit.

Nderkohe qe Sky Sport nuk ka futur ne kete liste Milanin, sepse pikerisht ne derby Icardi e futi tre here brenda ne derbyn e fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.