Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Inter-Nainggolan deri me 2022, neser pritet zyrtarizimi i tij si lojtar zikalter!

Sky Sport – Inter-Nainggolan deri me 2022, neser pritet zyrtarizimi i tij si lojtar zikalter!
Bujar Berishaj

Radja Nainggolan te Inter, tashme mungon vetem zyrtarizimi.

Sot lojtari belg ka perfunduar me sukses vizitat mjeksore dhe pastaj ka firmosur kontraten e tij qe do e lidh me Interin per vitet e ardhshme.

Nderkohe kur ka dalur te pershendes tifozet zikalter qe ishin mbledhur te zyrat e klubit ku ai nenshkroi kontraten, Nainggolan eshte pyetur nese eshte i lumtur per kete transferim dhe pergjigjja e tij ka qene menjehere ‘Po’.

Tani, sic raporton Sky Sport, do te arrij edhe zyrtarzimi duke e kompletuar keshtu ne teresi transferimin e Nainggolan te Interi.

Sipas kanalit satelitor, Interi dhe Roma do te shkembejne neser dokumentet e nevojshme dhe pastaj Nainggolan do te zyrtarizohet si lojtar zikalter.

Inter-Nainggolan deri me 2022, nje goditje e madhe ne mesfushe per te cilen mungon vetem nje ‘Ufficiale’…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.