Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

976 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Bastonin na e ka kerkuar gjysma e Serie A por une nuk e lejova te largohet: ja pse. Po rrezikoj, por me ekuiliber.”

Conte: “Bastonin na e ka kerkuar gjysma e Serie A por une nuk e lejova te largohet: ja pse. Po rrezikoj, por me ekuiliber.”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka analizuar ndeshjen ndaj Sampdorias edhe per mikrofonat e kanalit tematik te Interit, Inter TV. 

“Komplimentat i duhen bere djemve, jo mua. Ka pasur disa ndeshje ne nje te vetme. Ne pjesen e pare kemi bere shume mire duke krijuar edhe shume raste.”

“Por nese do them dicka, mua ai goli i Candreves qe u anullua mu duk gol i paster.”

“Por pasi them kete, nuk ka problem edhe keshtu. Gjithesesi me pas ndodhi ajo qe askush nuk e priste. Nje situate qe mund te vriste kedo, por jo keta djem.”

“Kam kerkuar menjehere te bej disa ndryshime per t’ju pershtatur lojes dhe asaj qe ndodhi dhe doli mire.”

“Shpenzuam energji por duhet qe te mbajme ritmin edhe ne Champions kunder Barcelones sepse na pret nje ndeshje shume e veshtire.”

“A u kthye prapa skuadra me 10 lojtare? Ishte e pamundur te mos ktheheshe sepse ishte vete loja qe te ben te kthehesh. Ketu askush nuk ben me koken e tij, por luajme si skuader.”

“Mendoj se hyrja e Romelu perpara na dha mundesi qe Sampdorian ta mbanim pak larg. Ai eshte i zoti te sulmoje hapsirat dhe te mbaje topin. D’Ambrosio na dha pastaj me shume volum ne krah.”

“Candreva nderkohe beri nje ndeshje te mrekullueshme ne pjesen e pare por edhe te gjithe shoket e tij.”

“Hyrja e Barellas na dha intensitet ne mesfushe. Po punojme ne menyre te rendesishme. Duhet ti falenderoj te gjithe sepse keto fitore pa perkushtim nuk behen dot.”

“Jam shume i lumtur qe djemte po permiresohen ndeshje pas ndeshje duke ngritur edhe nivelin e Interit.”

“Bastoni? Na e ka kerkuar gjysma e Serie A dhe une kam kundershtuar shitjen e tij ne huazim. E doja ne skuader. Dua te punoj me te. Kam pare nje potencial te jashtezakonshem ne fushe por edhe jashte saj.”

“Ai ben gjithmone ate qe i kerkon. Do te jete e ardhmja por per mua perfaqeson edhe te tashmen. Eshte nje alternative e rendesishme.”

“Po marr disa rreziqe ne cdo ndeshje por ne menyre te ekulibruar. Biraghi per shembull beri nje ndeshje te mire si debutues. Une kam besium shume tek ata dhe nuk kam asnje problem ti hedh ne fushe.”

“Kane besimin tim, te shokeve dhe te klubit. Tani koken poshte dhe te rrime te qete. Le te udhetojme ne kete menyre dhe me deshire. Gjera te bukura na presin nese vazhdojme keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.