Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

331 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Ja formacioni qe ka provuar diten e djeshme Antonio Conte ne stervitje: surprizat perjashtohen ne kete moment!

Sky Sport – Ja formacioni qe ka provuar diten e djeshme Antonio Conte ne stervitje: surprizat perjashtohen ne kete moment!
Inter Club Staff

Ne prag te ndeshjes me Sampdorian qe eshte ne program te dielen ne San Siro, Antonio Conte ka marre dje nje lajm te keq. Ose me sakte, dy lajme te keqija.

Stefano Sensi, mesfushori zikalter ka pesuar nje demtim te ri dhe do te mungoje ne kete ndeshje e me shume mundesi, edhe per disa ndeshje te tjera.

Ky eshte demtimi numer pese i lojtarit qe kur ves hbluzen e Interit (probleme ne kofshe ne dy raste, ne pulpe dhe ne kembe).

Kete gje ka treguar Sky Sport, por ata menjehere kane kaluar edhe tek formacioni i mundshem i Interit diten e neserme. Nje formacion qe do te jete edhe pa Marcelo Brozovic i cili eshte demtuar vetem pak momente me pare.

Grafika qe shihni me lart eshte krijuar qe ne mengjes nga Sky Sport edhe aty gjendet edhe Epic Brozo, por eshte e sigurt mungesa e tj dhe Conte duhet te gjeje tashme nje zgjidhje per kete.

Sipas tyre, Antonio Conte ka provuar diten e djeshme formacionin qe do te luaje titullar me Sampdorian ne Meazza.

Pritet qe Conte te mos beje ndonje levizje surprize ne kete ndeshje, sepse njerezit kryesor te tij ai i ka te gatshem.

Keshtu, Conte pritet te besoje tek i njejti formacion si ndaj Napolit: ne porte normalisht do te jete Samir Handanovic.

Me pas ne mbrojtje Skriniar, De Vrij dhe Alessandro Bastoni. Te tre ata jane shume mire fizikisht ne kete moment.

Nderkohe, ne mesfushe eshte shume i mundshem konfirmimi i Candreves ne te djathte dhe Ashley Young ne te majte.

Marcelo Brozovic do te mungoje, dhe Conte po menton per zevendesuesin ndersa Barella dhe Eriksen do te jene personat qe do te kompletojne mesfushen me danezin si trekuartist.

Kurse ne sulm, asnje surprize perseri: do te luaje Lautaro nga minuta e pare e bashke me te, Romelu Lukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.