Sky Sport – Ja te rejat e fundit nga stervitja ne Appiano Gentile: Icardi eshte stervitur per here te pare me shoket qe qe ishin grumbulluar me kombetaret!
Sky Sport ne edicionin e saj informativ pak minuta me pare i ka kushtuar nje rendesi te vecante stervitjes se Interit dites se sotme.
Grupit zikalter i jane shtuar disa lojtare nga grumbullimet e kombetareve por nuk eshte ky lajmi i madh per sot.
Me ne fund, Mauro Icardi eshte rikthyer plotesisht ne grup pasi i ka kaluar ne ‘vetmi’ dhe i veteperjashtuar 40 ditet e fundit.
Pasi mungoi ne stervitjen me deshire diten e djeshme, Maurito sot i eshte rikthyer grupit te shokeve bashke me Milan Skriniar, Kwadwo Asamoah dhe Stefan De Vrij te cilet jane rikthyer ne Appiano Gentile ne perfundimin e ndeshjeve te kombetareve respektive. Ai per here te pare pese javesh eshte stervitur edhe me ata.
Duhet kuptuar ne kete moment nese ky hap i hedhur nga ish-kapiteni drejt rekuperimit perfundimtar do te jete i mjaftueshem per te fituar nje grumbullim ne prag te ndeshjes ndaj Lazios ose jo.
Ndeshja eshte shume e rendesishme per luften per Champions League dhe te gjithe ne ambjentin zikalter e dine kete gje.
Kjo eshte vene re edhe nga prezenca ne Appiano sot e Steven Zhang, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio te cilet edhe jane takuar me njeri-tjetrin pe te diskutuar pervec se kane pare stervitjen nga afer.
Tashme ka shume pak dite ne dispozicion. Mauro Icardi duhet te shtrengoje dhembet per te qene te pakten i grumbulluar te dielen.