Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport jep lajmin e keq per Icardin: “Ka deshtuar sot edhe pista e fundit. Tashme Interit i duhet te perballet me problemin e madh Maurito.”

Sky Sport jep lajmin e keq per Icardin: “Ka deshtuar sot edhe pista e fundit. Tashme Interit i duhet te perballet me problemin e madh Maurito.”
Inter Club Staff

Ashtu si ishte lajmeruar edhe me pare, sot pritej te skadonte ultimatumi per Mauro Icardin dhe sipas asaj qe shkruante Gazzetta dello Sport ne faqet e saj, Maurito e kishte ndare mendjen. 

Gjithmone sipas tyre, Icardi kishte disa dite qe kishte vendosur per ta refuzuar Napolin dhe klubin e De Laurenttis duke e mbyllur keshtu deren e transferimit ne Napoli perfundimisht.

Si ishte oferta e Napolit? Plot 65 milione euro dhe per lojtarin nje kontrate pese vjecare me 7,5 milione euro ne sezon. Nje mal me para me pak fjale.

Pikerisht ne keto minuta nderkohe, nga Sky Sport vijne te rejat e fundit nga Napoli dhe klubi i De Laurentiis nga i derguari Rafaele Auriemma.

Ai nepermjet lidhjes direkte ka treguar: “Brenda dites e sotme Mauro Icardi dhe Wanda Nara duhet te jepnin pergjigjen e tyre per sa i perket ultimatumit te vendosur nga presidenti De Laurentiis per transferimin e tyre poshte hijes se Vezuvit.”

“Edhe njehere nga Milano nuk ka ardhur asnje pergjigje e sakte: as po, por as jo. Ka ardhur thjesht nje “nuk kemi vendosur akoma” qe eshte nje jo e qarte ne fakt. Keshtu, presidenti i Napolit eshte hedhur menjehere ne sulm per Fernando Llorenten i cili ishte plani B i tyre per te perforcuar repartin e sulmit.”

“De Laurentiis keshtu nuk ka humbur kohe dhe nuk mund te priste me Icardin me pavendosmerine e tij apo me deshiren e tij per te qendruar ne tribunen e ftohte te Milanos qe askush nuk e kupton.”

“Tashme eshte gati Llorente per Napolin me nje kontrate trevjecare me 2,5 milione euro ne sezon. Keshtu Ancelotti, tranjeri i Napolit do e kete sulmuesin qe deshironte.”

“Po Icardi? Mund te themi pa frike se pista e fundit ka deshtuar dhe se Interi ka nje problem te madh ne shtepi qe ka nje emer dhe nje mbiemer: Mauro Icardi. Lojtari nuk deshiron te levize nga Milano edhe pse gjerat ka kohe qe i jane bere te qarta. Kush do e kishte menduar ne fillimet e kesaj historie se lojtari do te preferonte tribunen sepse tashme Interi nuk ka asnje qellim qe ta perfshije perseri ne skuader ate.”

“Tashme ne sfond mbetet Juventusi per te, qe duket se nuk ka deshire te beje ndonje oferte tani afer. Por pergjigja e Interit edhe nese Juventusi do te beje oferte, do te jete e thjeshte: “Doni Icardin? Patjeter, na jepni Dybala ne kembim.”

“Eshte nje skenar qe mund te behet realitet ne varesi te zhvillimeve nga tani deri ne fund te merkatos. Flitet prej kohesh se edhe vete Icardi do te pranonte vetem nje largim drejt Juventusit dhe askund tjeter.”

“Interi nga ana e saj deshiron qe kjo histori te marre fund sa me shpejt sepse eshte nje problem shume i madh per te gjithe shoqerine. Nese ai ne daten 3 qershor do te jete ende tek Interi, do te hapej nje nga ceshtjet me delikate ne 20 vjecarin e fundit ne klubin zikalter dhe eshte totalisht nje terren i pazbuluar.”

“Si do te sillej Interi me nje lojtar qe nuk ka pranuar asnje destinacion edhe pse i eshte komunikuar disa here dhe ne te gjitha menyrat qe per shkak te ndodhive ne gjashte muajt e fundit, ai nuk mund te beje dot pjese tek Interi.”

“Parashikohet nje ceshtje teper e nxehte nese do te jete kjo rrjedha e ngjarjeve. Por na takon te presim edhe per pak kohe. 2 shtatori nuk eshte edhe aq larg sa duket ne kalendar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.