Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

158 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport jep lajmin: “Inter, arrihet marreveshja per Radja Nainggolan? Tashme lojtari pritet…”

Sky Sport jep lajmin: “Inter, arrihet marreveshja per Radja Nainggolan? Tashme lojtari pritet…”
Inter Club Staff

Eshte ende e gjitha per tu vendosur e ardhmja perfundimtar per Radja Nainggolan, por me sa duket kemi nje zhvillim te rendesishem.

Ne oret e fundit, ashtu si ju kemi treguar edhe diten e djeshme, ka pasur disa kontakte Inter-Cagliari per lojtarin.

Klubi ishullor pasi e ka pasur nje sezon lojtari ne huazim ku ai ka luajtur shume mire, tashme deshiron ta mbaje belgun.

Por kerkesa e Interit, e pengon kete transferim sepse Marotta nuk deshiron ta fale Nainggolan por kerkon nje shume qe e konsideron si te nevojshme per largimin e tij.

Gjithesesi, pertej kesaj situate, duket se Interi ka arritur nje marreveshje me lojtarin dhe agjentin e lojtarit per rikthimin e tij tek Interi te pakten per momentin.

Ninja keshtu, do te rikthehet tek Interi qe kete jave dhe do te nise fazen pergatitore me skuadren ne daten 07 shtator ne Appiano Gentile.

Ai ka rene dakort me Conten dhe drejtuesit, qe ta nise kete faze pergatitore si i barabarte me te tjeret, dhe me pas, ne baze te faktoreve te ndryshem, do te vendoset per nje te ardhme si interist apo per nje largim.

Ne pritje te ofertave keshtu, Ninja do te provoje per te bindur Conten per qendrimin e tij tek Interi ne sezonin e ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.