Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,015 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Juventus-Cancelo, zerat e ofertes te pavertete: ja arsyeja pse! Nderkohe Interi…

Sky Sport – Juventus-Cancelo, zerat e ofertes te pavertete: ja arsyeja pse! Nderkohe Interi…
Inter Club Staff

Joao Cancelo dihej qe do te ishte nje nga temat e nxehta te merkatos se Interit qe ne momentin e pare qe ai filloi te shkelqente me bluzen zikalter.

Lojtari portugez me te vertete qe beri ndoshta gjashte muajt me te mire te karrieres se tij ne gjysme-sezonin e dyte tek Interi.

Por nderkohe qe dihej se ai do te ishte nje nga objektivat kryesore te Interit sapo te mbaronte kampionati, ajo qe nuk dihej ishte fakti qe do te perfundonte ne shenjestren e Juventusit me keta te fundit te gatshem per ta blere tek Valencia dhe per ta rrembyer nga Interi.

Te shumta kane qene lajmet keto dite per kete ceshtje, madje te shumta kane qene mediat qe kane raportuar se lojtari ka pranuar transferimin dhe oferta e Juventusit eshte pranuar nga Valencia, por deri me tani, keto fjale kane qene thjesht thashetheme.

Ne kete moment, sipas asaj qe tregon Sky Sport Italia, kerkesa e 40 milione eurove cash e kerkuar nga Valencia komplikon planet e Juventusit per Joao Cancelo.

Ashtu si evidentohet nga redakisa e medias italiane, cmimi i kartonit qe kerkohet nga spanjollet e ben te pamundur shume kete tratative edhe pse Juventusit, Cancelo i pelqen shume.

Ata do te vazhdojne te punojne, por duket shume e veshtire.

Per momentin, per shkak te ceshtjes ekonomike dhe profilit te lojtarit, i preferuari i klubit te Torinos per mbrojtes krahu te djathte eshte Matteo Darmian, i cili pritet te largohet nga Manchester United.

Nderkohe Interi ne kete moment po vazhdon te punoje me shitjet per te grumbulluar parate qe duhen per Fair Play Financiar dhe Cancelos i eshte dhene nje gjysme-premtim se pas 30 qershorit do te diskutojne perseri, pse jo, duke bashkepunuar per te mbushur mendjen e Valencias.

A do te arrihet qe Cancelo te rikthehet ne Milano? Nuk dihet ende, por eshte ajo qe e gjitha bota zikalter shpreson.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.