Sky Sport – Me ne fund takim Wanda-Inter per rinovimin e Icardit neser: ja detajet
Me ne fund ka nje date per aq shume te priturin takim balle per balle ndermjet Wanda Nara dhe Interit per te diskutuar per rinovimin e Mauro Icardit.
Sipas asaj qe tregon Sky Sport ne keto minuta, pritet qe takimi te ndodhe pikerisht neser, diten e premte 18 janar.
Kjo me sa duket eshte dita e shenuar me te kuqe nga Marotta dhe Interi per takimin me gruan-agjente te Mauritos.
Ky do te jete nje rast i mire per te folur per oferten e pare te Interit ne drejtim te kapitenit te saj qe u be pak muaj me pare dhe do te jete pikenisja e tratatives se re per rinovimin e tij.
Ne kete moment ekziston deshira e paleve per te vazhduar perpara se bashku dhe pritet qe rinovimi te ndodhe.
Gjithesesi me shume pritet te marrim vesh edhe gjate dites se neserme.