Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Pankina, blerje, largime: ja merkato e Interit nga A tek ZH

Sky Sport – Pankina, blerje, largime: ja merkato e Interit nga A tek ZH
Inter Club Staff

Interi dhe strategjite per te ardhmen: Pioli mund te qendroje ne rast Europe, do te vijne te pakten kater ose pese blerje cilesore. Brozovic do te shitet, ne dyshim Banega dhe Eder. Objektivi do te jete kualifikimi ne Champions (vitin qe vjen vendi i katert te dergon ne CHL). Ausilio do te riorganizoje skuadren me Baccin dhe Orialin.

Nje tjeter humbje ndaj Napolit, por qe nuk largon ne menyre perfundimtare objektivin europian. Humbja e Fiorentines ndaj Palermos dhe barazimi i Milanit ne Crotone, e mbajne Interin ende ne gare per Europa League. Por ka edhe kater ndeshje per te luajtur, dhe zikalterit kane perpara Genoan, nje kundershtar i kalueshem ne dukje. Por ne shtepine Inter po mendohet per te ardhmen qe tani, duke pare cfare zgjedhjesh mund te behen per pankinen por edhe ne merkato. Ceshtja e tranjerit eshte pak e komplikuar: ne rast arritje te Europes, duke pare edhe mungesen e alternativave, mund te vazhdohet edhe me Stefano Piolin i cili ka mundesi reale dhe te mira per te vazhduar. Por me pas do te kete edhe merkato, ku do te behen kater ose pese blerje mjaft te mira.

STRATEGJIA E MERKATOS – Objektivi i klubit eshte qe te blihen kete merkato dy mbrojtesa, nje mesfushor dhe nje ose dy sulmues. Ne total, keto blerje do te behen duke llogaritur edhe shitjet e mundshme. Do te kete blerje te reja por me siguri do te largohen edhe disa nga lojtaret aktuale. Tashme eshte e sigurt shitja e Marceo Brozovic por edhe e Banega dhe Eder mund te largohen: klubi do te vleresoje ofertat qe do te vijne per ta. Per sa i perket Perisic, ideja eshte ajo qe kroati te mbahet ne skuader, por nese dikush e deshiron ate, duhet ta nise oferten nga 50 milione euro e lart. Ndermjet blerjeve dhe shitjeve, objektivi do te jete ai qe te ndertohet nje skuader qe te kape minimumi vendin e katert per sezonin e ardhshem sepse nga sezoni 2017-2018, kater vendet e para ne Itali do te hyjne direkt ne grupet e Champions League. Nese rezultatet e ketij viti jane pare me me pak shqetesim duke pare veshtiresite e fillim sezonit, vitin e ardhshem nuk mund te gabohet. Ja pse Interi po nderton qe tani strategjine e merkatos se veres.

TE REJA NE KLUB – Tranjeri dhe futbollistet por jo vetem, Interi po kerkon qe te riorganizohet edhe ne nivel drejtuesish, sidomos per sa i perket hapsires teknike. Drejtori sportiv Piero Ausilio ka rinovuar deri ne 2020 dhe po riorganizon tashme skuadren e tij. Nese nuk do te kete surpriza, Dario Vaccin do te kete rolin e shefit te ri te vezhguesve ndersa Gabriele Oriali po rikthehet, e ka nje marreveshje me klubuin per te qene njeriu nderlidhes ndermjet klubit dhe lojtareve. Me pak fjale, nje new entry per te bere klubin te funksionoje me mire por mbi te gjitha nje figure interiste dhe karizmatike ne klub, nje pike referimi per drejtuesit dhe per lojtaret. Sepse manovrat e Interit per te ardhmen nuk po behen vetem ne merkato dhe skuader, por edhe ne nivel drejtuesish.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.