Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

926 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport paralajmeron: “Politano eshte me afer Fiorentines nga sa u mendua. Interi ka bllokuar Rebic nga Eintracht.:

Sky Sport paralajmeron: “Politano eshte me afer Fiorentines nga sa u mendua. Interi ka bllokuar Rebic nga Eintracht.:
Inter Club Staff

Cfare tha Marotta sot ne mengjes? Qe merkato e Interit eshte e mbyllur? Ne fakt mund te mos jete aspak keshtu.

Kjo sepse nga zikalterit mund te largohet Matteo Politano qe duket se ka marre nje oferte goxha te rendesishme nga Fiorentina.

Keshtu, pertej deklaratave te Beppe Marotta gjate dites, sipas Sky Sport, klubi zikalter po kerkon nje sulmues sepse Matteo Politano mund te shitet vertete.

Italiani shtatshkurter mund te lere keshtu Appiano Gentilen ne drejtim te Firenzes ku do te jete si shok reparti Chiesen, nje lojtar qe vitin qe vjen mund te perfundoje tek Interi.

Por le te rikthehemi tek Fiorentina-Politano: me sa duket skuadra Viole do te ofroje 30 milione euro per Matteo Politanon dhe do i ofroje atij vete nje rroge shume me te larte se ajo qe ai perfiton ne Milano.

Interi nga ana e saj nuk eshte shprehur ende edhe pse per 35 milione euro zikalterit e kishin bere llogarine qe Politano te shitej nese do te vinte nje oferte ne keto shifra.

Nese iken Politano, kush do te vije? Gjithmone sipas Sky dhe Di Marzio, zikalterit e kane gati emrin e pare ne liste.

Sipas di Marzios, zikalterit kane bllokuar Ante Rebic: pikerisht sot ka pasur nje kontakt ndermjet Interit dhe Ramadanit, agjentit te lojtarit. Ky operacion mund te mbyllet per 30-35 milione euro.

Por Rebic-Politano eshte shume me i lidhur nga sa mund ta mendoni ne momentin e pare: Fiorentina mbi Rebic gezon te drejten per te marre 40% te cmimit te shitjes.

Pikerisht ky mund te perdores si celes nga Interi qe te pranoje ti shese Politanon Fiorentines ne kembim te nje ulje te cmimit per Rebic. Dy operacionet jane me te lidhura me njera-tjetren se sa duken ne pamje te pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.