Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport UK – “Inter ka marre nje lajm shume te keq nga Anglia: Beppe Marotta eshte informuar se klubi i Newcastle nuk do te bleje Lazaron.”

Sky Sport UK – “Inter ka marre nje lajm shume te keq nga Anglia: Beppe Marotta eshte informuar se klubi i Newcastle nuk do te bleje Lazaron.”
Inter Club Staff

Me sa duket, ndjesite pozitive qe kishin ardhur disa jave me pare nga Anglia, nuk kane pasur shume lidhje me faktet.

Sipas asaj qe tregon sot Sky Sport United Kingdom (Mbreteria e Bashkuar), klubi i Newscastle nuk ka si qellim te bleje Valentino Lazaro ne fund te huazimit.

Per Interin do te kishte qene nje lajm shume pozitiv shfrytezimi i te drejtes se blerjes nga klubi anglez, por me sa duket nuk do te ndodhe.

Kete gje e ka konfirmuar Sky Sport UK: sipas tyre, Magpies nuk duan qe te paguajne aspak 24 milione euro per lojtarin.

Lojtari tek Interi nuk ka bindur aspak ne 6 muajt e tij te pare, dhe prandaj Interi vendosi ta huazoje sepse paraqitjet e tij kishin qene me te dobta se ato te Candrevas.

Ne vendin e tij erdhi ne dimer Victor Moses nga Chelsea, por edhe ai pritet te rikthehet ne Londer.

Nderkohe, sipas asaj qe behet me dije nga burime shume afer Interit, Marotta eshte i qete per te ardhmen: lojtari i intereson shume skuadrave dhe pritet te mos jete nje problem shitja e tij.

Por e gjithe situata eshte ne evolucion e siper dhe priten te reja gjate javeve ne vazhdim per te ardhmen e austriakut.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.