Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport UK – Interi eshte hedhur ne sulm per sulmuesin e WBA: gati oferta!

Sky Sport UK – Interi eshte hedhur ne sulm per sulmuesin e WBA: gati oferta!
Inter Club Staff

Duket se nuk do te jete aspak nje vere e lehte per Interin nese marrim parasysh te gjithe zerat e merkatos perreth zikalterve. 

Nuk mjafton vetem pikepyetja mbi Joao Cancelon dhe Rafinha Alcantara qe Interi nuk po arrin ti bleje dot per shkak te Fair Play Financiar, por mediat tashme cdo dite nxjerin nga nje emer te ri si objektivin e radhes se zikalterve.

Kesaj radhe thashethemi i merkatos ka te beje me nje sulmues.

Image result for rondon wba

Pas ardhjes tashme te Lautaro Martinez, klubi zikalter, sipas asaj qe thote Sky Sport UK i ka hedhur syte totalisht tek Salomon Rondon, sulmues i datelindjes 1989 ne pronesi te West Bromwich Albion qe per shkak te renies nje kategori me poshte nga Premier League, ka nje klauzole larguese vetem prej 18 milione euro.

Pikerisht per kete arsye, Interi po e mendon seriozisht dhe ka gati nje oferte per sulmuesin 29 vjecar te WBA.

Image result for rondon wba

Por Interi duhet te kete kujdes, thote Sky Sport UK: ne gjurmet e lojtarit eshte edhe Atletico Madrid i Simeones dhe West Ham i Manuel Pellegrinit qe ka stervitur lojtarin ne koherat e Malagas.

Per te gjithe ata qe nuk e njohin, José Salomón Rondón Giménez eshte nje sulmues venezuelian i cili ne Europe ka luajtur me skuadra te ndryshme si Las Palmas, Malaga, Rubin Kazan dhe Zenit.

Rondon ne 108 prezenca me WBA ka arritur te shenoje 24 gola ne Premier League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags