Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “A ka ndodhur ndonjehere qe Interi te rekuperoje 7 pike dhe te fitoje Scudetton? Ja cfare thote historia.”

Sky Sport zbulon: “A ka ndodhur ndonjehere qe Interi te rekuperoje 7 pike dhe te fitoje Scudetton? Ja cfare thote historia.”
Inter Club Staff

Shtate pike. Kjo eshte diferenca qe shprson Interi te anulloje, duke qene se ndodhet ne vendin e trete ne klasifikim shtate pike larg Napolit dhe Milanit.

Por sa shanse per permbysje ka skuadra e Simone Inzaghit? Sky Sport ka analizuar te gjithe precedentet ne Serie A per kete gje.

Interi ka arritur te shpallet Kampion i Italise duke mos qene ne vendin e pare pas 12 javesh plot pese here ne te kaluaren.

Nje nga keto pese here eshte sezoni i shkuar, ku Interi i Antonio Contes u gjend ne kete periudhe -1 pike nga Milani qe ishte ne vendin e pare.

Gjithesesi, ne ate kohe diferenca nuk ishte kaq e madhe ndermjet skuadrave ne klasifikim edhe pse ne te kaluaren Interi ka arritur me Herreren te eleminoje 5 pike diference kur ka qene pas javes se 12 prapa.

Gjithesesi, asnjehere nuk ka ndodhur qe Interi te kete qene kaq larg vendit te pare pas javes se 12 dhe te fitoje Scudetton ne fund.

Nderkohe, ne arkivin e permbysjeve ne Serie A, ka nje te dhene te rendesishme per tranjerin zikalter, Inzaghi.

“Tranjeri aktual i Interit ka qene nje nga protagonistet e Lazios se Sven Goran Eriksson qe ne kampionatin e 1999-2000 ishte 9 pike larg Juventusit ne javen e 26 por ne fund arriti te fitonte Scudetton.”

“Pastaj eshte edhe rasti i Juventusit te Max Allegri qe ne 2015-2016 arriti te fitonte Scudetton edhe pse ishte 11 pike larg Romes ne jave ne 10.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.