Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

252 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Dje ne Appiano Gentile ka qene edhe Steven Zhang per te takuar skuadren e per ti thene se…”

Sky Sport zbulon: “Dje ne Appiano Gentile ka qene edhe Steven Zhang per te takuar skuadren e per ti thene se…”
Inter Club Staff

Steven Zhang diten e djeshme ka qene ne Appiano Gentile, edhe pse dicka e tille nuk ishte e lajmeruar me pare.

Edhe njehere tjeter, presidenti i Interit ka vendosur qe te qendroje prane skuadres dhe prane tranjerit te Interit.

Gjithcka ka ndodhur ne prag te nje ndeshje delikate ndaj Romes, qe do te luhet diten e sotme ne San Siro ne oren 18:00.

Nderkohe, Sky Sport eshte ndalur me gjate te ky takim, dhe ka zbuluar me detaje se per cfare ka ndodhur dhe kush ka qene qellimi.

“Skuadra ka qene ne grumbullim, duke pritur darken kur Steven Zhang eshte pare ne ambientet e klubit ne Appiano”.

“Ai ka dashur qe te darkoje me skuadren dhe me stafin, per te folur dhe per te mbeshtetur te gjithe nga afer”.

“Presidenti ka qene aty ne shenje mbeshtetje per te gjithe: qe te lojtaret, e deri te drejtuesit dhe te stafi teknik me ne krye Inzaghin”.

“Por nderkohe qe ka folur me fjale motivuese, ai ka kerkuar nga skuadra qe te reagoje menjehere dhe te lere pas shpine humbjen ne Udine”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.