Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

490 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon gjithcka: “Conte, cfare surprize ndaj Borussia Monchengladbach: ai ka vendosur te ule ne stol…”

Sky Sport zbulon gjithcka: “Conte, cfare surprize ndaj Borussia Monchengladbach: ai ka vendosur te ule ne stol…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Antonio Conte e paralajmeroi gjithcka sot ne konference per shtyp ku ai foli per Hakimin.

Fjalet e tranjerit zikalter ishin shume te qarta per mbrojtesin e krahut maroken, ku ai tha se ka ende shume pune per te bere.

“Mua nuk me pelqen te flas per individualitete, por e kuptoj qe ju duhet te beni punen tuaj. Shkoni dhe shikoni cfare kam thene ne fillim te sezonit per Hakimin. Une mbetem te ato fjale. Ka potencial te madh, por duhet te punoje sidomos ne fazen mbrojtese.”

“Te mos e harrojme se Italia ka presione te medha dhe pritshmeri teper te larta nga kampionatet e tjera si ai anglez apo spanjoll dhe gjerman, kur ka me shume ‘enjoy’.”

“Ketu ka me shume precizion. Djaloshi duhet te punoje, duke e ditur edhe ai qe pritshmerite ketu jane teper me te larta se ne krahasim me Gjermanine.”

Por me sa duket, pikerisht nga keto fjale te Antonio Contes, lind edhe nje vendim surprize per ndeshjen e neserme.

Keshtu, sipas Sky Sport, ne krahun e djathte ndaj Borussia Moenchengladbach do te luaje pikerisht Matteo Darmian, italiani qe luajti shume mire ndaj Sassuolos.

Nderkohe, Achraf Hakimi do e nise kete ndeshje nga pankina.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.