Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon gjithcka: “Eshte nje lajm i pavertete qe po qarkullon. Marotta nuk eshte i intresuar per blerjen e sulmuesit Mario Mandzukic.”

Sky Sport zbulon gjithcka: “Eshte nje lajm i pavertete qe po qarkullon. Marotta nuk eshte i intresuar per blerjen e sulmuesit Mario Mandzukic.”
Inter Club Staff

Me sa duket ka nje lajm te pavertete qe ka qarkulluar ne oret e fundit nga disa media per sa i perket merkatos se Interit.

Diten e djeshme ka qarkulluar lajmi se Mario Madzukic ka zgjidhur kontraten e tij me klubin e Duhail.

Menjehere pas ketij lajmi, disa media shkruajten se per kroatin qe ka luajtur edhe te Juventusi, jane interesuar disa klube ne Serie A me ne krye Interin.

Por sipas asaj qe shkruan Sky sport, ka nje te pavertete te madhe ne kete lajm dhe sipas burimeve te tyre, e verteta nuk qendron aspak keshtu.

“Sot per sot, ne na rezulton qe klubi i pare qe ka bere nje sondazh per te ka qene klubi i Beneventos.”

“Ata kane bere sondazhet e para per te pare nese ai do te pranonte te luante per ta e do te ishte dakort te transferohej.”

“Por ata nuk jane te vetmit te interesuar. Ne oret e fundit eshte bere e gjalle ne kontakte me agjentin edhe Fiorentina.”

“Gjithesesi, duhet te theksojme: nuk ka asnje lajm te vertete per sa i perket afrimit te Interit me Mario Mandzukic. Eshte nje fake news”, siguron Sky Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.