Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

456 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon gjithcka: “Inter, e pabesueshme por e vertete: ndaj Atalantes, Conte do te lere ne stol…”

Sky Sport zbulon gjithcka: “Inter, e pabesueshme por e vertete: ndaj Atalantes, Conte do te lere ne stol…”
Inter Club Staff

Antonio Conte mund te buzeqeeshe: ne Bergamo me siguri do te jete Romelu Lukaku, belgu gjigand qe ka munguar dy ndeshje radhazi per zikalterit.

Ai nuk ka qene ne fushen e lojes per Interin si ndaj Parmes por edhe ndaj Real Madrid, por me sa duket eshte mire.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport, sulmuesi eshte rekuperuar dhe kunder Atalantes duhet ta nise nga pankina ndeshjen.

Lautaro dhe Sanchez pritet qe te luajne nga minuta e pare bashke, duke tentuar keshtu qe me teknike te bejne mire ndaj bergamaskeve.

Nderkohe, kjo do te thote se Ivan Perisic mund ta nise nga pankina ndeshjen, duke qene se Young do te luaje ne te majte.

Po ne te djathte? Me sa duket, edhe pse duket e pabesueshme, eshte e vertete: Conte do te heqe dore me shume mundesi nga Hakimi ne te djathte duke futur ne vend te tij Darmian.

Kjo eshte nje surprize, duke pare edhe kundershtarin perballe dhe per faktin se atyre i mungon Gosens, nje lojtar teper i fuqishem qe mund te limitonte jo pak daljet perpara te Hakimi.

Ne kete moment qe po flasim, Darmian eshte favorit dhe Hakimi pritet ta nise nga pankina kete ndeshje te rendesishme.

Gagliardini mungon ne mesfushe sepse per te po presin nje tampon te dyte duke qene se tamponi i pare dje ka dale me pergjigje te dyshimte.

Mesfusha keshtu do te jete e njejte me ate qe u pa ne Madrid: Brozovic me Vidal dhe Barella, me kete te fundit trekuartist.

Nderkohe nga minuta e pare ne qender te mbrojtjes rikthehet Milan Skriniar, pas me shume se nje muaji mungese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.