Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

297 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon gjithcka: “Ja sa ndeshje do te humbase Brozovic per shkak te demtimit.”

Sky Sport zbulon gjithcka: “Ja sa ndeshje do te humbase Brozovic per shkak te demtimit.”
Inter Club Staff

Nje tjeter goditje e rende per Antonio Conten dhe Interin ne diten e djeshme.

Pas problemit muskular te pesuar nga Stefano Sensi, tranjeri zikalter do duhet te beje edhe pa Marcelo Brozovic per ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias.

Mesfushori kroat ka pesuar nje problem muskular gjithashtu ne kemben e majte.

Sipas asaj qe shkruan Sky Sport nderkohe, demtimi i tij eshte shume me i lehte se sa ai i Stefano Sensit.

Ky eshte nje lajm i mire deri diku per Interin dhe per Antonio Conten sepse kroati nuk do te humbiste shume ndeshje, edhe pse tranjeri nuk do donte te privohej nga ai asnje moment. Por sa do te qendroje larg fushave Brozovic?

Sipas Sky Sport, ai mund te rikthehet pas 10 diteve. Keshtu, e sigurt mungesa e tij ndaj Sampdorias dhe Sassuolos.

Nderkohe, eshte e veshtire per te mos thene e pamundur prezenca e tij ndaj Parmes te dielen qe vjen.

Me e mundshme qe ai te rikthehet ne ndeshjen pasardhese, ate ndaj Brescias ne San Siro.

Per te zevendesuar ate eshte favorit Roberto Gagliardini, qe mund te luaje se bashku me Barella nga minuta e pare me Eriksen pas shpines se Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Por Antonio Conte po mendon edhe per mundesine qe paraqet Borja Valero nga minuta e pare dhe qe e ka zevendesuar Brozovic edhe me pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.