Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

966 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Inter-Hakimi, Real Madrid e ktheu plot 7 here mbrapsht kontraten: por tifozet e Interit duhet te qetesohen, sepse ai eshte nje zikalter.”

Sky Sport zbulon: “Inter-Hakimi, Real Madrid e ktheu plot 7 here mbrapsht kontraten: por tifozet e Interit duhet te qetesohen, sepse ai eshte nje zikalter.”
Inter Club Staff

Hakimi me ne fund ka firmosur me Interin kontraten qe e lidh me zikalterit per 5 vite, por zyrtarizimi nuk do te vije sot.

Sipas medias se njohur satelitore italiane, zyrtarizimi eshte shtyre me disa dite per shkak te vendimit te Interit per ta depozituar ne Federate me vone qe ta fuse ne bilancin e sezonit te ri 2020-2021.

Kete gje e ka zbuluar Sky Sport e cila nuk eshte ndalur me kaq por ka treguar edhe detaje rreth tratatives.

“Ka qene nje tratative e gjate, dhe sfilitese sepse vetem ne oret e fundit, pak perpara se Hakimi te firmoste kontraten, ka ndodhur dicka e pazakonte ne pamje te pare.”

“Real Madrid ka kthyer kontraten e Hakimit plot shtate here deri sa u rregulluan disa detaje qe sipas tyre nuk ishin ne menyre te sakte.”

“Por asnje problem nga ana e Interit, qe detajet me te rendesishme i kishte rregulluar me kohe dhe keto ishin vetem disa detaje te vogla.”

“Gjithesesi, Interi eshte shume e qete: ashtu si donin ata, ne kontrate nuk ka asnjete drejte riblerje nga ana e Real Madrid.”

“Ne kete kontrate ka vetem nje klauzole qe parashikon se nese Interi vendos te shese lojtarin tek nje skuader e trete, duhet lajmeruar Real Madrid nese deshiron ta paguaje e para kete shume apo jo.”

“Me te vertete e pabesueshme ne kete mes ka qene fakti se gjithcka me Hakimin eshte mbyllur ne harkun e 4 diteve. Por tashme nuk ka asnje dyshim: Hakimi ka firmosur kontraten me Interin per pese sezone. Lojtari mund te konsiderohet zikalter edhe pse zyrtarizimin Interi do e vonoje vetem pak dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.