Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Inter, ka dale ne pah nje emer totalisht i ri per krahun e majte te mbrojtjes: behet fjale per lojtarin e Dinamo Kyev.”

Sky Sport zbulon: “Inter, ka dale ne pah nje emer totalisht i ri per krahun e majte te mbrojtjes: behet fjale per lojtarin e Dinamo Kyev.”
Inter Club Staff

Interi eshte shume e perqendruar ne gjysmefinalen e Europa League ndaj Shakhtar qe do te luhet te henen ne darke.

Por klubi nuk po humbet aspak kohe ne merkato dhe po tenton te permiresoje skuadren ne dispozicion te Contes per sezonin e ri.

Diten e djeshme eshte rikthyer ne Itali edhe presidenti Steven Zhang, ashtu si eshte lajmeruar ne fillim edhe nga FcInter1908.it.

Ai do te ndjeke gjysmefinalen dhe me pas do te flase me drejtuesit ne radhe te pare dhe me pas edhe me Antonio Conten.

Pra, pertej tratatives me Fiorentinen per zgjatjen e huazimit te Cristiano Biraghi dhe Henrique Dalbert, ka dale ne pah nje emer i ri.

Sipas Sky Sport Italia, pervec Emerson Palmieri qe ka muaj ne listen e Interit, zikalterit po ndjekin me kujdes edhe nje lojtar teper interesant te Dinamo Kiev.

Behet fjale per Mykolenko, lojtar i lindur ne vitin 1999 dhe qe luan ne krahun e majte te mbrojtjes dhe mesfushes.

“Ky eshte nje emer totalisht i ri ne merkaton e Interit, por duke pare se sa ne fshehtesi po i ben Marotta gjerat ne kete vere, beni mire te mos ju duket cudi qe lojtari qe do te vije per te luajtur ne krahun e majte, te mos jete nje emer i lakuar shume nga mediat”, e mbyll shkrimin e saj Sky Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.