Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

833 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Icardi ka firmosur me PSG: ja super rroga qe do te perfitoje ai ne Paris.”

Sky Sport zbulon: “Icardi ka firmosur me PSG: ja super rroga qe do te perfitoje ai ne Paris.”
Inter Club Staff

Tashme jemi minutat finale per Icardi-PSG. Nderkohe qe merkato hyrese ne Itali eshte mbyllur (22:00), ajo ne France nuk eshte mbyllur ende sepse mbyllej dy ore me vone, ne oren 00:00.

Keshtu, Mauro Icardi tashme eshte vetem disa minuta larg transferimit tek Paris Saint-Germain me klubin parizien qe ka nenshkruar edhe dokumentat me lojtarin.

Pasi eshte arritur marreveshja Inter-Paris Saint-Germain, eshte negociuar menjehere per rinovimin e kontrates se Icardit dhe cdo gje ka shkuar mire si per rinovimin por edhe vizitat mjekesore.

Por me sa duket, ka qene dicka tjeter ne lidhje me raportin PSG-Mauro Icardi ajo qe e ka ngadalesuar trativen por pa prishur asnje pune.

Sipas asaj qe ka lajmeruar Sky Sport ne keto minuta, tratativa do te mbyllej shume me shpejt, por duke qene se eshte nje huazim me te drejte blerje, Icardi ka negociuar rrogen me Paris Saint-Germain ne rast se skuadra pariziene do e bleje ate ne fund te sezonit.

Pikerisht sipas Sky Sport ne keto minuta, rroga e tij ne Paris do te jete thjesht super: 8 milione euro plus dy bonuse ne France dhe firma tashme ka ardhur. Shume me shume nga sa perfitonte ne Milano.

Tashme nuk ka asnje kthim prapa: pritet vetem trasferi (dokumenti i transferimit) dhe cdo gje do te mbyllet me sukses. Rruget e ish-kapitenit te Interit me skuadren zikalter ndahen ketu.

Ndoshta pergjithmone, ndoshta perkohesisht. Por lajmi i mire eshte se nuk do te kete me nje ceshtje-Icardi ne shtepine zikalter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.