Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Milan hidhet ne sulm per objektivin e Interit: ja detajet!”

Sky Sport zbulon: “Milan hidhet ne sulm per objektivin e Interit: ja detajet!”
Inter Club Staff

Adolfo Gaich – pavarsisht moshes shume te re – eshte prej kohesh ne orbiten e Interit prej disa sesionesh merkatoje.

Sulmuesi argjentinas i San Lorenzo, pelqehet shume per stilin e lojes dhe per fizikun e tij prej ‘gjigandi’.

Shpesh here, ai eshte krahasuar me Ibrahimovic apo Lewandowski dhe pelqehet nga shume skaudra nga Kontinenti i vjeter, jo vetem nga Interi qe deri me tani per hir te vertetes ka qene nje nga skuadrat me te interesuara per te.

Por sipas asaj qe ka thene Sky Sport Italia, eshte pikerisht Milani klubi i fundit qe eshte interesuar ne menyre te rendesishme per lojtarin dhe eshte hedhur ne sulm per te. Cfare do te ndodhe tani? 

Eshte e sigurt qe as Interi dhe as Milani deri ne ditet e fundit te gushtit nuk do te mbyllin asnje marreveshje te ketij niveli, sepse skuadra aktuale e tij kerkon qe te paguhet klauzola ose 1-2 milione euro me pak.

Por Milani mund te perdore karten e titullarit me lojtarin, sepse kuqezinjte kane nje sulm jo ne nivelin e Interit dhe argjentinasi do e kishte shume te veshtire te ishte titullar te nje skuader si Interi.

Disa jave me pare, Diego Delladonne, menaxher i San Lorenzo ne nje interviste per FcInterNews,it ka treguar situaten per lojtarin e lindur ne 1999.

“Klauzola e Gaich eshte 15 milione dollare. Por ajo eshte nje klauzole e negociueshme edhe pse nuk duam qe te te jete me e ulet se 12-13 milione.”

“A kemi folur me Interin? Presidenti yne ka nje raport shume te mire me Zanettin. Por ne nuk duam ta largojme lojtarin ne huazim. Ideja eshte qe ta shesim lojtari ne kete merkato. A eshte gati per nje klub si Interi? Gaich ka karakteristikat dhe moshen e duhur per te luajtur me nje klub te madh si Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.