Sky Sport zbulon: “Perse Hakimi nuk po zyrtarizohet akoma nga Interi? Ekziston vetem nje arsye per kete.”
Dita e marte ka qene dita e Achraf Hakimi, lojtar i sapo blere nga Reali i Madridit i cili ka zhvilluar edhe vizitat mjekesore ne Milano.
Por deri me tani, nuk ka ardhur asnje zyrtarizim per shitjen e tij as nga Interi e as nga Reali i Madridit.
Asgje per tu shqetesuar, sepse lojtari tashme e ka nenshkuar kontraten e tij per pese vite me Interin.
Gjithesesi, pavarsisht se te gjitha burimet e lajmeve konfirmojne se Interi ka nenshkruar me lojtaret, tifozet e Interit jane te frikesuar se mos ka dicka qe nuk shkon por ka menduar Sky Sports per ti qetesuar te gjithe.
Sipas Sky, nuk ka asnje problem ne blerjen e lojtarit: Hakimi ka firmosur me Interin dhe dy klubet kane firmosur dokumentat e shitjes.
Por ka nje dakordesi ndermjet klubeve qe te pritet edhe pak per zyrtarizimin, sepse per hir te vertetes, publikimi i lajmit zyrtar tani i takon Interit.
Po pse Interi nuk deshiron ta zyrtarizoje ne kete moment blerjen e Hakimi? Gjithcka me sa duket ka te beje me… deshiren e Contes.
Tekniku zikalter nuk deshiron te turbulloje ambjentin zikalter dhe deshiron te respektoje lojtaret aktuale te Interit.
Per aq kohe sa Interi do te jete ne gare per Serie A, pritet te mos ndodhe zyrtarizimi dhe per kete eshte rene dakort me Realin gjithashtu. Te pakten keshtu tregon Sky Sport.