Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon problemin e madh te Interit: “Kush tha qe eshte problem Derby? Shikoni pak kalendarin e kombetareve…”

Sky Sport zbulon problemin e madh te Interit: “Kush tha qe eshte problem Derby? Shikoni pak kalendarin e kombetareve…”
Inter Club Staff

Ka shume ankth per te marre vesh nese Komiteti Shkencor do te ule karantinen e per lojtaret nga 14 dite ne 10 dite.

Ne kete pike, Bastoni do mund te rikthehet ne dispozicion te skuadres dhe Contes ne rast se do te merrte keshtu dy tampone negative.

Por eshte e veshtire qe Conte ta hedhe ate ne fushe me nje stervitje te vetme ne derbi, por mund te jete nje siguri me shume ne stol.

Pastaj, per lojtaret qe rikthehen nga kombetaret, eshte parashikuar nje tampon pak dite perpara ndeshjes.

Ne keto ore jane rikthyer te sterviten kater lojtare nderkohe, por ne menyre individuale per te mos rrezikuar.

Lojtaret zikalter qe jane nisur per tu vene ne dispozicion te Kombetareve te tyre, do te rikthehen ne Itali vetem te enjten.

I vetmi qe do te rikthehet te merkuren eshte Hakimi, i cili ne ndeshjen e pare me Marokun ka luajtur per 90 minuta dhe tani do te luaje ndaj Congos.

(Nje foto nga Sky Sport ku tregohet sa minuta kane luajtur lojtaret e Interit me kombetaret)

De Vrij keshtu do te luaje ndeshjen e radhes ndaj Italise ne daten 14 dhe ne ndeshjet kunder Meksikes dhe Hollandes ka luajtur 135 minuta.

Ai do te perballet me Barella dhe D’Ambrosio. I pari ka luajtur deri me tani 78 minuta loje me Mancinin nderkohe ka pasur 0 minuta per Danilon. Sensi nuk do te jete ne dispozicion, eshte i skualifikuar.

Te merkuren Kolarov do te luaje ndaj Turqise pasi ka qene prezent per 90 ne fushe. Perisic dhe Brozovic d ote luajne te merkuren ndaj Francez.

Ata kane luajtur ne total me kombetaren e tyre 105 dhe 135 minuta loje ne ndeshjet ndaj Suedise dhe Zvicres. Per te dy ata, do te kete nje derbi si titullare nese cdo gje do te shkoje mire.

Eriksen (qe ka shenuar dy gola) do te jete i impenjuar te merkuren kunder Anglise: deri me tani ka luajtur plot 162 minuta, eshte lojtari qe ka luajtur me shume nga te gjithe interistet.

Lukaku eshte njesoj si danezi, ku edhe ai ka drejtuar sulmin e Belgjikes ndaj Anglise.

Me pas, jane amerikano latinet: Sanchez dhe Vidal, dy njerez shume te rendesishem te Kilit qe do te perballen me Kolumbine.

Ata kane qene titullare dhe kane luajtur 90 minuta ndaj Uruguayt. Ne fund. Lautaro ka luajtur me Messin per 76 minuta ne Argjentine-Ekuador dhe parashikohet si titullar kunder Bolivise.

Nderkohe, ky eshte edhe kalendari i Interit deri ne ndalesen e radhes se kombetareve me daten 8 nentor.

Derby nuk eshte i vetmi mendim i Contes. Do te kete nje periudhe shume te ngjeshur per skuadren zikalter keshtu.

Do te luhen plot 7 ndeshje ne 23 dite. Tre ne shtepi dhe kater ne transferte. Nje tour de force qe do te ishte i veshtire edhe pa pandemine, jo me keshtu…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.