Sky Sport zbulon shifrat: “Marotta ka bere nje super marreveshje per shitjen e nje lojtari te ri ne France: e drejta e blerjes eshte plot 8 milione euro.”
Interi vazhdon te punoje fort per shitjet e saj dhe kete gje po e ben duke punuar ne shume fronte.
Nderkohe qe Marotta dhe Ausilio po punojne te shesin lojtare jashte projektit te Contes, ne pronesine e Interit ka edhe shume lojtare te tjere te rinj qe pelqehen jo pak ne nivel europian.
Njeri prej tyre eshte edhe Andrew Gravillon, mbrojtes qendor i lindur ne vitin 1998 qe eshte ne pronesi te zikalterve.
Me sa duket, Ausilio ka arritur te siguroje nje marreveshje te mire per shitjen e ketij lojtari ne huazim me te drejte blerje.
Gravillon keshtu do te transferohet tek Lorient ne France dhe klubi francez i ka paguar Interit rreth 500.000 euro per huazimin, por nuk mbaron me kaq.
Interi ka rene dakort me ta qe ne kontrate te futet edhe nje e drejte blerje prej 4,5 milione eurosh qe behet detyrim nese lojtari kap nje sasi te caktuar ndeshjesh.
Kete gje e ka lajmeruar diten e djeshme Gianluca Di Marzio ne hapsiren e dedikuar per te ne Sky Sport Italia.
Nderkohe, Interi eshte ne negociata edhe per huazimin e lojtareve te tjere: pritet nga momenti ne moment edhe zyrtarizimi i Esposito te SPAL.