
SKY – Te demtuarit, Ranocchia me grupin. Samuel dhe Jonathan, asnje problem
Nuk do te kete asnje emergjence ne mbrojtje per ndeshjen kunder Livornos. Kunder Udineses jane detyruar te dalin nga fusha per probleme fizike si Samuel edhe Ranocchia me Jonathan. Mbrojtesi italian, sic eshte pare menjehere ne fushe, ka patur vetem bllokim muskular nga lodhja, dhe ne stervitjen e sotme ka qene pjese e grupit. Ndersa persa i perket dy shokeve te skuadres, ata jane stervitur pjeserisht me grupin. Edhe pse kane bere nje pjese te stervitjes ne menyre individuale, kushtet fizike te tyre nuk shqetesojne aspak.
Ndersa sipas Sky Sport, Hugo Campagnaro nuk do te luaje ne ndeshjen me Livornon. Mbrojtesi argjentinas eshte stervitur perseri i vecuar sot dhe nuk pritet qe te marre pjese diten e shtune. Campagnaro ben pjese ne listen paraprake te grumbullimeve te kombetares, por ne kete pike, lind pyetja: Mundet te grumbullohet nje lojtar qe nuk luan prej 1-muaji?