Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Thohir deshiron te punoje se bashku me Morattin. Kohet, kuotat dhe merkatoja..

SKY – Thohir deshiron te punoje se bashku me Morattin. Kohet, kuotat dhe merkatoja..
Xhorxh Gellci

Ne studiot e SkySport24 ka folur Silvia Vallini, e derguara e Sky ne ndjekje te zikalterve, e cila po kujdeset per tratativen mes Thohir dhe Morattit. Gazetarja ka kontaktuar me vete manjatin per te sqaruar disa pika te rendesishme te intervistes te tij te djeshme, te cilin inter.al ja u solli ne shqip. (Per ta lexuar intervisten klikoni ketu). Ja cfare ka thene Vallini ne lidhje me kete ceshtje:

PROJEKTI – Sipermarresi mendon per nje projekt afatgjate per tu cuar perpara ne 5-10 vjet: deshiron te ndihmoje Morattin qe ta shpjere Interi mes 10 klubeve me te mira ne Europe.

KUOTAT – Mbi kete ceshtje vazhdon te diskutohet. Interi deshiron te shese minorancen, por Thohir kerkon te marre shumicen per nje perqindje qe shkon deri ne 75%, prandaj ai dhe Moratti duhet te bien dakord, duke menduar per nje shitje graduale.

PRESIDENCA – Do te kete sigurisht dy persona referimi ne krye te shoqerise sepse qellimi i Thohir eshte te punojne se bashku.

MERKATO – Tani per tani, per Thohir ka rendesi qe per merkaton te kujdesen drejtuesit aktuale, nuk deshiron te influencoje ne pjesen sportive dhe i beson mbi te gjitha, eksperiences te Mazzarrit.

KOHET – Fillimisht mendohej deri ne fund te gushtit, por sic duket, kohet per mbylljen e tratatives jane zgjeruar. Manjati do te jete ne Amerike per DC United, sepse ka disa ceshtje per te zgjidhur ne lidhje me stadiumin. Padroni zikalter do te jete ne Itali, por pavaresisht punes te avokateve, per te mbyllur tratativen duhen vete Moratti dhe Thohir. Per kete arsye, mendohet se fundi i gushtit do te jete momenti kur do te mbyllet tratativa, por nuk mund te flitet per nje date fikse.

Kjo eshte ajo qe Erick Thohir ka dashur te tregoje nepermjet Sky Sport per operacionin qe mund te realizoje nje enderr te tij, sepse te kete Interit, per te eshte nje enderr.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.