Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

689 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Tratativa Isla mund te kete deshtuar. Longo dhe Silvestre…

Sky – Tratativa Isla mund te kete deshtuar. Longo dhe Silvestre…
Xhorxh Gellci

Mauricio Isla dhe Inter jane gjithmone e me larg. Ne fakt, sipas asaj qe tregohet nga SkySport, nuk ka asnje te re ne tratativen mes Juventusit dhe drejtuesve zikalter per lojtarin kilen. Eshte gjithcka e ndalur, me pak fjale. Dhe fakti qe Branca dhe Ausilio po shikojne pista te tjera, le te kuptohet tanime, qe operacioni qe duhet te sillte lojtarin e krahut ish-Udinese ne Milano mund te kete deshtuar perfundimisht.

Ne te njejtin sherbim, SkySport flet edhe per te ardhmen e Samuele Longo, e ardhmja e te cilit per sezonin e ardhshem duket te jete e sigurt. Sipas asaj qe raporton Mario Giunta ka studiot e SkySport 24, sulmuesi ish-Espanyol do te luaje per fanellen e Livornos ne sezonin e ardhshem.

Me vajtjen e Longo tek Livorno, se bashku me Benassi dhe Bardi shkon ne tre numri i lojtareve interiste te transferuar tek klubi livornez. Por mos kujtoni qe perfundon ketu, drejtuesit e Livornos kane kerkuar edhe Duncan per nje vit tjeter, pas vitit te shkuar shume te suksesshem. Gjithashtu, eshte hedhur ideja edhe per Laxalt, i cili kerkohet nga vete presidenti i Livornos. Lojtari i ri, i cili ka zbritur dje ne Milano, shpreson te qendroje nen urdhrat e Mazzarrit dhe gjithcka do te vendoset pas disa ditesh. Nese te gjitha keto do te realizohen, mund te themi me plot goje se tek Livorno do te kete nje koloni interiste me lojtare te rinj, te gjithe te huazuar ne kerkim te eksperiences.

Persa i perket Silvestres, mungon akoma aprovimi i lojtarit, por ai eshte gjithmone e me prane Genoas. E shpjegon kete Gianluca Di Marzio, duke konfirmuar qe ka nje marreveshje per huazim. Duhet akoma te diskutohet me lojtarin per pagen, por duket se shoqeria zikalter do paguaje nje pjese te saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.