Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

458 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky UK: “Sanchez-Inter, kemi te reja. Ja propozimi i fundit nga ana e Interit per United.”

Sky UK: “Sanchez-Inter, kemi te reja. Ja propozimi i fundit nga ana e Interit per United.”
Inter Club Staff

Dukej totalisht me valixhet ne dore pa pasur asnje shprese per te qendruar sezonin e ardhshem me bluzen zikalter.

Tani nderkohe, ashtu si e kane treguar edhe fjalet e drejtorit sportiv te Interit, Piero Ausilio, nje qendrim i Alexis Sanchez nuk eshte me nje utopi.

Konfirmimin e jep edhe Sky Sport UK, qe konfirmon se si klubi zikalter ka per qellim ne kete moment ti beje nje propozim te ri klubit anglez.

Zikalterit kane menduar qe ti propozojne Manchester United nje zgjatje te huazimit te lojtarit edhe ne sezonin e ri, 2020-2021.

Ky eshte nje konfirmim se kiliani po kthehet ne nje arme te rendesishme per Interin ne shtepine zikalter.

Mbase Interi nuk deshiron te ndryshoje shume ne sulm dhe te nderrosh 3 nga 4 lojtar ne kete repart do te ishte nje problem jo i vogel per zikalterit.

Prandaj Ausilio dhe Marotta mund te kene menduar qe te mbajne Sanchez me shume per kete arsye.

Por nderkohe, cilesite e tij jane te padiskutuesheme dhe kjo gje u ve re edhe perpara se ai te demtohej dhe te humbiste nje pjese te mire te kampionatit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.