Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Wallace, Chelsea mohon te drejten e blerjes. Ndersa Wellington, Taider dhe Botta..

SKY – Wallace, Chelsea mohon te drejten e blerjes. Ndersa Wellington, Taider dhe Botta..
Xhorxh Gellci

Nga studiot e Sky vijne te rejat me te fundit per merkaton zikaleter. Dje, me rastin e miqesores mes tyre, Inter dhe Chelsea jane kthyer te flasin per Wallace, me Blues qe kane thene jo te drejtes te blerjes nga ana e Interit ne fund te huazimit. Formacioni i Jose Mourinho nuk deshiron te rrezikoje te humbase lojtarin, prandaj do e jape vetem me huazim te thjeshte. Sipas Andrea Paventi, marreveshja eshte gati, ngelen vetem disa probleme burokratike. Gjithcka do te zyrtarizohet jave e ardhshme.

Kapitulli mesfushor: me Wellington ka marreveshje, por Interi po pret te kuptoje nese do te jete e mundur te arrije tek Taider. Gjithashtu duhet patur kujdes edhe vendet per ekstrakomunitare, pasi me blerjen e Wallace dhe Wellington do te ziheshin 2 vendet e lira. Me Bolognen, tratativa duket e veshtire. Qe me Diamantin, Bologna ka treguar qe eshte nje klub qe nuk i ul kerkest lehtesisht. Kerkesa prej 18 milion cash dhe propozimi per futjen e Mbaye, jane refuzuar.

Nderkohe, jane ore te rendesishme per Ruben Bottan, i cili eshte shume prane huazimit tek Livorno deri ne janar, ne pritje per te marre pashaporten komunitare, para se te beje rikthimin tek zikalterit. Agjentet e tij kane hyre para pak minutash ne zyrat zikalter, ndoshta per te mbyllur gjithcka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.