SKY – Wellington eshte i bllokuar, por Interi pret sepse…
Interi praktikisht ka ne dore mesfushorin brazilian Wellington Aparecido Martins. Tentativa e pare e klubit zikalter tek Sao Paulo nuk ka qene nga me te mirat, pasi klubi brazilian kerkonte 12 milion euro. Por lojtari ka refuzuar cfaredo lloj oferte te ardhur per te, duke lene te kuptohej qe deshironte vetem Interin.
Tani, kushtet ekonomike kane ndryshuar pak dhe Wellington mund te vije ne Milano me nje huazim te paguar me te drejte blerjeje nga ana e zikalterve. Ne fakt, lojtari eshte bllokuar nga Interi, i cili po pret momentin e pershtatshem per ta teseruar. Motivi i pritjes eshte fakti qe Wellington duke qene brazilian, nuk eshte ne zoterim te nje pashaporte komunitare. Duke patur parasysh qe Interi po mbyll marreveshjen per Wallace, edhe ai jashte-komunitar, atehere nese do i merrte te dy, do i plotesonte te dy vendet per lojtare jashte-komunitare. Keshtu qe po pritet ne rast se merkatoja ofron nje mundesi me te mire.