Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky zbulon: “Icardi-PSG tashme e mbyllur. Ja te gjitha shifrat e operacionit.”

Sky zbulon: “Icardi-PSG tashme e mbyllur. Ja te gjitha shifrat e operacionit.”
Inter Club Staff

Me sa duket duhet te vinte dita e fundit e merkatos ne Itali qe ceshtja Icardi te merte fund tek Interi. 

Pas nje pritje te gjate dhe nje kokfortesie nga ana e Icardit te zgjatur plot tre muaj, tashme ai duket se eshte dorezuar dhe ka pranuar largimin nga Interi.

Gjithcka e pranoi dje Wanda Nara ne transmetim live gjate emisionit Tiki Taka, por zhvillimet e medha kane ardhur gjate nates.

Telenovela Icardit tashme ka marre fund dhe eshte ceshtje oresh zyrtarizimi i lojtarit tek Paris Saint Germain ku do te shkoje ne huazim.

Sky ne keto caste tregon: “Gjithcka eshte mbyllur ne oret e para te mengjesit me Interin me ne krye Marotten qe negocionin me agjentet e Icardit dhe Wanda Naren per huazimin e tij.”

“Por nderkohe qe Icardi deshironte te largohej ne huazim pa e zgjatur kontraten, ka qene Marotta ai qe nuk e ka pranuar aspak kete zgjedhje. Rinovimi per tu larguar ne huazim ka qene nje kusht i domosdoshem. Sapo ai ka pranuar, cdo gje eshte qetesuar dhe shpejtuar.”

“Pas pak minutash (rreth ores 15:00), Icardi pritet te zhvilloje vizitat mjekesore ne Paris.”

“Keshtu, sapo marreveshja te mbyllet, Icardi do te rinovoje per nje sezon dhe PSG do i paguaje Interit 5 milione euro per huazimin kete sezon.”

“E drejta e blerjes do te jete 65 milione euro. Pra, nese PSG vendos ta bleje, Interi do te perfitoje 5 milione plus 65 milione ne total per te drejten e blerjes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.