Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

949 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SM – Icardi ka refuzuar nje kalim tek Arsenal duke bllokuar kalimin e Aubameyang tek Interi: ja detajet

SM – Icardi ka refuzuar nje kalim tek Arsenal duke bllokuar kalimin e Aubameyang tek Interi: ja detajet
Inter Club Staff

Jane dite shume te rendesishme per Mauro Icardin keto dite. 

Ai ka fluturuar ne Ibiza per te bere nje pale pushime te dyta duke pare se nuk perfshihet me ne projektin e Interit dhe se Conte e ka lene ne shtepi duke mos e grumbulluar per turneun ne Azi.

Keshtu, Icardi bashke me gruan e tij agjente duhet te gjeje nje destinacion te ri por gjithashtu edhe nje skuader qe duhet te paguaje shumen qe kerkon Interi.

Sipas asaj qe thote SportMediaset, argjentinasi duket se e ka refuzuar destinacionin e pare: behet fjale per Arsenal duke bllokuar keshtu nje mega operacion qe ishte ne lindje e qe do te sillte tek Interi nje futbollist si Aubameyang.

Ai shihet si nje lojtar shume i talentuar edhe nga Conte, por refuzimi i Icardit ka hedhur ne ere gjithcka sepse Arsenal nuk ka ndermend te shese gabonezin dhe do e jepte ate vetem ne kembim te Icardit, gjithmone nese Interi do te shtonte edhe cash ne oferten qe do i behej londinezeve.

Sport Mediaset vazhdon me tej edhe tregon se si Icardi i ka vene nje deadline eJuventusit: ju pres deri ne daten 10 gusht, me pas nuk pres me asnje dite tjeter dhe do te pranoje edhe destinacionet e tjera.

Sipas tyre, ish kapiteni i Interit deshiron me cdo kusht kalimin tek Juventusit dhe prandaj po i refuzon te gjitha destinacionet e tjera.

Nderkohe jo e mire situata edhe ne dalje ku futbolliste si Joao Mario apo Dalbert nuk kane ende asnje oferte te denje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.