Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

987 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SM – Moratti Thohir, mungon vetem lajmerimi zyrtar. Marreveshja…”

SM – Moratti Thohir, mungon vetem lajmerimi zyrtar. Marreveshja…”
Xhorxh Gellci

Nga Sport Mediaset vijne lajmet e fundit mbi ceshtjen Moratti-Thohir: “Marreveshja mes Massimo Morattit dhe Erick Thohir nuk i takon vetem aksioneve te shoqerise apo vleresimit te paketes aksionare. Marreveshja eshte konkretizuar edhe per stadiumin dhe projektin teknik, dy pikat kyce qe kane inkurajuar mbylljen e tratatives. Fillimisht, presidenti i Interit do te kishte dashur te krijonte nje impiant ne pronesi te Interit, pra te kishte nje shtepi te gjithen zikalter. Ne te kundert, manjati indonezian do te preferonte ristrukturimin e San Siros, duke permiresuar nje cope te historise te futbollit, sidomos para finales te Champions League 2016.”

“Ne fund te dyja palet kane rene dakord ne mes te rruges. Ne momentin e pare do te rivleresohet stadiumi Giuseppe Meazza, dhe me pas do te projektohet nje stadium i gjithi zikalter. Ndoshta pikerisht pas finales te Champions League. Nje sukses per Morattin qe preferon te evitoje keqkuptime ne kete faze delikate, dhe gjithashtu duke mos hedhur poshte nje ide te qarte dhe te mbeshtetur nga te dyja palet.”

“Aspekti i dyte eshte me teknik. Thohir e ka pohuar me shume se nje here qe ka si referim Ajax dhe Barcelonen, ndersa Massimo Moratti ka si inspirim Arsenalin. Te gjitha keto jane shoqeri qe kane si qellim te rinjte dhe vleresimin e sektorit te te rinjve. Fjale qe menjehere kane gjetur entuziazmin e numrit nje zikalter. Moratti e konsideron sektorin e te rinjve si ‘simbolin e suksesit’. Rishikimi i planeve te merkatos eshte tani nje nevojshmeri. Eshte e pamundur te shpenzohet edhe njehere sic ka shpenzuar presidenti zikalter ne vitet e tij te para. Manjati indonezian eshte i gatshem te kontribuoje menjehere ne merkato, po duke patur si objektiv te rinjte e talentuar ne vend te lojtareve te afirmuar. nje diskutim per te ardhmen por edhe ekonomik. Me mire te shpenzohet mbi kartonin e nje lojtari qe ka nje page te perballueshme, dhe qe nuk ka shume rrezik per te dale me humbje. Natyrisht, karakteristika qe pasqyrohen tek Mauro Icardi, blerje e dashur kryesisht nga vete Moratti, dhe Ishak Belfodil, blerja me e fundit zikalter”.

Mungon vetem data e ceremonise, por Moratti dhe Thohir jane dakord mbi gjithcka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.