Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SM – Rinovimi prej 2,6 milionëve: Icardi thotë jo. Gjithashtu e dëshiron një klauzolë…

SM – Rinovimi prej 2,6 milionëve: Icardi thotë jo. Gjithashtu e dëshiron një klauzolë…
Rinor Sopaj

Një lajm jo i mirë nga studiot e SportMediaset. Mauro Icardi dhe agjentët e tij e kanë kthyer mbrapsht propozimin për ripërtërirjen e kontratës nga ana e Interit. Maurito ka refuzuar një propozim prej 2,6 milionëve sepse ai e konsideron një shumë jo adekuate për një lojtar si ai. Abian Morano, agjenti i Icardit, kërkon për klientin e tij një kontratë më të paktën 3 milion euro, gjithashtu dëshiron që të ketë një klauzolë e cila do ta lejonte të largohej nga klubi për një shumë që sillet në mes 30-35 milionë eurosh, në mënyrë që nëse Interi nuk do të arrinte ta bënte një skuadër garuese, atëherë Icardi do të ishte i lirë për të u larguar për një klub tjetër më garues. Periudha e errët e Interit po vazhdon, edhe pse ka disa ditë që flitej për një afrim të sulmuesit dhe shoqërise zikaltër, por mesa duket gjithcka do të nisë nga fillimi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.