Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Smug: “Olsen, Garritano dhe Benassi me te miret. Cambiasso me motivon! Ja cfare me ka thene Orlandoni”.

Smug: “Olsen, Garritano dhe Benassi me te miret. Cambiasso me motivon! Ja cfare me ka thene Orlandoni”.
Ardis
  • On 06/11/2013, 13:32

Shume keqardhje ndjen per dy demtimet te pesuara ne fillim te sezonit, por ka shume deshire qe te kthehet dhe te zere vendin ne porten e Primaveres se Interit. Dawid Smug, per momentin ka nje problem ne kembe, flet ne mikrofonat e sitit polak intermediolan.com“Per mua eshte nje nga fillimet e sezonit me e dobeta. Punoja shume fort ne stervitje, kam luajtur ne ndeshjet e veres ku e fundit ishte kunder Juventusit. Me pas nje jave perpara se te fillonte kampionati kane filluar problemet ne nervin shiatik. E gjitha ka filluar me dhimbjet nga prapa. Kam bere rezonancen dhe te gjitha testet e nevojshme. Per 6 jave nuk jam stervitur. Dy javet e para kam qene ne rregjim shtrati, nuk arrija as te levizja. Kur u ktheva kam bere vetem nje jave stervitje, me pas dita perpara nje ndeshjeje trajneri me thote se do te aktivizohesha une. Ne te njejten diten theva kocken e peste metatasarle. Me kane dhene 3-4 jave per tu rekuperuar. Duhet te bej rihabilitimin, shpresoj te kthehem ne fillim te 2014. Tashme jam i detyruar te eci me paterica, gjate gjithe kohes duhet te jem i vemendshem per kemben e demtuar. Trajneri me ka dhene leje qe te kthehem ne shtepi ne Poloni. Me vjen keq sepse isha portier titullar dhe ky do te ishte viti im me i rendesishem me Primaveren. Orlandoni me thote te jem i qete sepse nese ndodhi tani do te jem i qete ne vitet e ardhshme”.

Ne sezonin e kaluar Smug ka pasur mundesine te stervitet ne skuadren e pare: “Shkoi shume mire. Kam punuar ne palester me Handanovic, ai shpesh me fliste dhe me pyeste se si isha. Jemi trajtuar te gjithe si shoket e tyre. Cambiasso? Ai ka qene i pari qe me ka pershendetur, per te me pyetur se si isha dhe nese gjithcka shkonte mire. Dhe gjate gjithe ndeshjes bente rolin e motivuesit. Eshte nje shpirt i madh skuadre, ku te gjithe ndihmojne te rinjte. Mendoj se nuk ndodh vetem ne fushe por edhe jashte saj”.

Mbi ekipin qe stervitet nga Cerrone“Kete vit kemi nje skuader te re – thote Smug – Mund te flas per djemte me te cilet kam luajtur ne sezonin e kaluar. Me te fortet jane Garritano dhe Benassi qe tashme jane ne huazim tek Livorno. Edhe Baldini, nje mbrojtes i ri dhe i pergatitur. Olsen? Eshte nje lojtar i shkelqyer dhe ka nje teknike shume te mire. Ka ardhur mbas meje, eshte i zoti ne kalimet dhe ka vizion loje. Per kete ai ka arritur te jete ne ekip te pare”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.