SNAI – Ja koeficentet per titullin e golashenuesit ne Serie A. Icardi largohet shume nga Ronaldo…
Perfundon java e peste e Serie A dhe keshtu koeficentet per sulmuesat qe jane pretendent per tu shpallur golashenues ne Itali jane rifereskuar edhe njehere.
Per kete ka folur pak me pare FcInterNews.it qe ka treguar situaten e te gjitheve nje e nga nje.
Cristiano Ronaldo ka shenuar dhe keshtu ka krijuar nje distance te konsoliduar ne krahasim me kundershtaret e tij sipas kompanise gjigande te basteve SNAI ne Itali.
Pas tij jane menjehere Ciro Immbole, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi.
Java e peste e Serie A ka nxjere ne hap sulmuesin e Lazios qe ka shenuar nje dopiete ashtu si argjentinasi qe shenoi kunder Atalantes.
Sulmuesi i Interit edhe nje here nuk ka shenuar dhe mbetet i fiksuar tek kuota e 7,5. Te njejten shifer si koleget e tij.
Nderkohe rruga drejt kapjes se Cristiano Ronaldos mbetet goxha e larget sepse ai ka shenuar golin e trete ne Serie A dhe kuota e tij per ta fituar kete cmim ka kaluar nga 2,00 ne 1,85.
Nder bomberat qe ne menyre surprize kuotohen nga Snai jane Krzystof Piatek i cili shenoi edhe kunder Lazios dhe tashme kuotohet me kuoten 10,00.
Per Rodrigo de Paul, lojtarin sensacion te Udineses kete sezon me 4 gola te shenuar oferta eshte 50,00, po aq sa Lorenzo Insigne qe edhe ai ka 4 gola sa Gregoire Defrel i cili e ka koeficentin 33,00.