Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sondazh ndermjet tifozeve te Barces per shkembimin Lautaro-Griezmann: e pabesueshme % e atyre qe votuan PRO

Sondazh ndermjet tifozeve te Barces per shkembimin Lautaro-Griezmann: e pabesueshme % e atyre qe votuan PRO
Inter Club Staff

U desh vetem nje shkrim i Gazzetta dello Sport diten e djeshme per ti hedhur akoma me shume benzine zjarrit per ceshtjen Lautaro.

Ai eshte njeriu i momentit, lojtari me i perfolur ne Itali, Spanje dhe Argjentine per shkak te interesimit te Barcelones por normalisht edhe per shkak te talentit qe ai ka.

Gjithesesi, menjehere pas shkrimi te Gazzettas dje ku e perditshmja italiane shkroi se Interi i ka kerkuar ne kembim te Lautaros skuadres se Barcelones francezin Grizemann, ne Spanje kane filluar menjehere sondazhet.

E perditshmja katalanase Sport, ka shkruar menjehere per kete histori duke krijuar nje sondazh per kete shkembim.

Ata kane pyetur ne menyre te thjeshte lexuesit e tyre (ne vecanti tifozet katalanas) nese do te ishin dakort me nje shkembim koke me koke me Interin duke dhene ne kembim te Lautaros, kartonin e Griezmann.

Ka qene e pabesueshme pergjigja e tifozeve te Barcelones qe kane votuar per 24 ore plot 23 mije here dhe 72% e tyre kane qene PRO kesaj ideje.

Nese e perkthejme kete perqindje ne numra, 17 mije persona kane votuar qe ky shkembim te behet.

Me sa duket ne Barcelone, te pakten tifozet, jane shume te bindur per kete tratative dhe per frutet e saj. A do te jene nje mendje edhe Interi me Barcelonen?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.