Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sot eshte dita e Hakimi: ja cfare pritet te ndodhe me detaje! Nderkohe Conte i ka thene lojtarit se…

Inter, sot eshte dita e Hakimi: ja cfare pritet te ndodhe me detaje! Nderkohe Conte i ka thene lojtarit se…
Inter Club Staff

Eshte dita e Achraf Hakimi: mbrojtesi maroken ne diten e sotme do te zhvilloje vizitat mjekesore dhe me pas do te hedhe firmen e tij ne kontraten qe do e lidhe me Interin per pese sezpnet e ardhshme.

Sipas Corriere dello Sport, detajet e fundit ne tratativen me Real Madrid jane vendosur tashme dhe jane te kenaqshme per te dy klubet.

DETAJET E MARREVESHJES – “Marreveshja me Real Madrid eshte arritur: te klubi i Florentino Perez do te shkojne 40 milione euro, te pagueshme ne 3 vite, plus edhe 5 milione euro te tjera bonuse.”

“Por keto bonuse, nuk jane te lidhura me paraqitjet e lojtarit, por me trofe te mundshem qe klubi zikalter mund te fitoje dhe normalisht qe Zhang do te ishte i lumtur ti paguante.”

“Detajet e fundit ne fakt jane percaktuar vetem dje ne dreke, pas nje sere shkembimesh dokumentesh ku ka marre pjese administratori i deleguar Marotta, drejtori sportiv Ausilio dhe avokati Capellini “te mbyllur” ne seli deri ne oren 20:00.

VIZITAT DHE FIRMA – “Marokeni diten e sotme do te zhvilloje vizitat ne Humanitas di Rozzano dhe Coni, dhe bashke me te do te jete edhe agjenti Alejandro Camano.”

“Ai eshte nje agjent qe perfaqeson edhe Borja Valeron dhe ka nje mardhenie shume shoqerore me Piero Ausilion.”

“Lojtari do te firmose nje kontrate prej 5 vitesh me nje baze prej 4,5 milione euro ne sezon plus bonuse (qe do te rriten gradualisht, ne modelin e Lukaku dhe Eriksen).

“Duke qene se Borussia Dortmund eshte eleminuar nga Champions League, sezoni ka mbaruar por ai mund te vije tek Interi vetem nga 1 shtatori (per te luajtur).”

“Por kontrata e tij do te depozitohet ne Ligen e Serie A ne ditet e ardhshme dhe ky operacion do te futet ne bilancin zikalter 2020-21.”

FJALET E CONTES – “Duhet pare nese ndermjet dites e sotme ose te neserme, Hakimi do te takoje Conten.”

“Por tekniku i Interit ne kete moment eshte aq shume i perqendruar tek sfida me Brescian, sa nese do te ishte ne doren e tij nuk do te mbyllte asnje operacion merkatoje vetem nje dite para ndeshjes.”

“Gjithesesi, per marokenin, tekniku nga Lecce mendon vetem mire dhe mezi po pret ta kete ne dispozicion (sidomos pas atij 3-2 te pesuar ne Dortmund…) dhe me te ka folur edhe ne telefon.”

“Ai ka shkembyer disa mendime me te dhe i ka thene se sa thelbesor do te jete Hakimi tek formacioni i Interit.”

“Achraf ka zgjedhur Interin edhe per punen e mire te Ausilios (qe ka filluar ne 2018), por mbi te gjitha per prezencen e Contes qe i ka premtuar qe do ta vleresoje ne maksimum me skemen e tij 3-4-1-2 dhe 3-5-2.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.