Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sot, Keshilli i Administrimit i fundit. Tek tjetri do te marre pjese edhe Thohir…

Sot, Keshilli i Administrimit i fundit. Tek tjetri do te marre pjese edhe Thohir…
Xhorxh Gellci

Nje tjeter dite e rendesishme ne frontin e shoqerise zikalter.

Sot pasdite, ne oren 18:00, eshte thirrur nje mbledhje e jashtezakonshme e Keshillit te Administrimit te Inter. Nje mbledhje qe do te kaloje ne histori sepse do te jete e fundit me 14 pjesetare, para hyrjes ne shoqeri te treshes indoneziane (Thohir, Roeslani dhe Soetedjo). Keta te tre, sic dihet prej kohesh, do te marrin 70% te paketes aksionare te klubit dhe do te krijohet Keshilli i ri me 7 anetare, tre prej te cileve do te jene nga familja Moratti (presidenti Massimo, djali Angelomario dhe Rinaldo Ghelfi).

Sipas Gazzetta dello Sport, megjithate, nuk do te jete sot dita e firmave, sepse kontrata prej 100 faqesh nuk eshte perfeksionur akoma edhe pse kane ngelur vetem disa detaje. Gjithcka mund te mbyllet brenda javes te ardhshme. Gjithcka do te behet me fax, ndersa Thohir dhe bashkepunetoret e tij do te kthehen ne Itali ne fund te tetorit, kur kalimi i aksioneve te jete efektiv dhe kur Asambleja e aksionereve te duhet te ratifikoje mbushjen e humbjeve dhe kapitalizimin e ri. Indonezianet, per kuoten e tyre te mazhorances do te paguajne 250 milion euro ne dy vjet, 200 prej te cilave do te perdoren per te paguar borxhet dhe 50 do t’i marre Moratti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.