Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

456 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sot ndaj Verones nje lojtar do te kete shansin e madh: “Conte i ka thene se ai po luan te ardhmen e tij.”

Sot ndaj Verones nje lojtar do te kete shansin e madh: “Conte i ka thene se ai po luan te ardhmen e tij.”
Inter Club Staff

Per here te trete ne kampionat ne kete 2020, Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku jane gati qe te ndajne sulmin e Interit bashke.

Belgu dhe kiliani do te jene titullare nga minuta e pare ndaj Verones ne ndeshjen ne Bentegodi sot ne darke.

Keta te fundit vijne nga nje humbje nga Brescia por edhe Interit nga nje humbje nga Bologna (shume e hidhur).

Nderkohe, per sa i perket dy precedenteve te Lukaku dhe Sanchez ndaj Milanit dhe Sassuolos, ata kane shenuar nje assist (Sanchez) dhe nje gol (Lukaku).

“Por okazioni ndaj Verones eshte dicka me shume per Nino Maravilla, qe ne kete finale sezoni po luan te ardhmen e tij.”

“Interi vazhdon te vleresoje hipotezen qe ta marre perfundimisht nga United lojtarin, kjo edhe sepse ne shtepine e Manchester nuk eshte se kane ndonje deshire te madhe per ta rimarre mbrapsht lojtarin e kjo gje ndihmon Interin”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

Gjate ketij sezoni, ai ka qene shume i kushtezuar nga demtimi i pesuar ne Kombetare per nje faull te Cuadrados.

Sanchez ka treguar gjithesesi ne cdo moment qe ka luajtur se gezon nje talent teper te madh.

Gjithesesi, ne javet e fundit, ish-lojtari i Barces ka pasur me shume hapsire dhe jo gjithmone e ka shfrytezuar me se miri keto minuta:

“Ne dy ndeshjet e fundit kemi pare fiks sezonin e tij: nje ndeshje shume te mire dhe nje ndeshje te dobet me Bolognen ku gaboi shume.”

“Ndaj Brescias ishte nje uragan, me gol dhe assiste, ndersa ndaj Bolognas futja e tij ne fushe ska qene aspak e mire.”

“Me Veronen ka nje shans te arte per te treguar se Interi duhet te investoje tek ai.”

“Edhe vete Conte i ka thene se ai ne keto mundesi po luan te ardhmen e tij keshtu qe duhet ti shfrytezoje sa me shume.”

“Nese do te pyetej Alexis Sanchez se cfare do te bente me te ardhmen e tij, pergjigja e tij do te ishte e thjeshte dhe e shpejte: dua te qendroj ne Milano.”

“Ai aty ka nje nga shoket e tij me te mire ne karriere: Romelu Lukaku. Por nder te tjera, ka arritur te kete nje kimi te rendesishme edhe me shoket e tjere te skuadres.”

“Per Angline Sanchez nuk deshiron tja dije dhe nuk ka tmerr me te madh per te se sa nje ide e rikthimit te tij ne Manchester.”

“Ai aty ka kaluar nje nga makthet me te medha te karrieres ku minutat kane qene teper te pakta dhe gezimet gjithashtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.