Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,111 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sot ne oren 23:59 skadon e drejta e blerjes e Interit per Cancelon: ja cfare pritet te beje klubi zikalter!

Sot ne oren 23:59 skadon e drejta e blerjes e Interit per Cancelon: ja cfare pritet te beje klubi zikalter!
Inter Club Staff

Lamtumire apo thjesht nje mirupafshim?

Tuttosport flet per te ardhmen e Joao Cancelos dhe shpjegon:

“Sot ne oren 23:59 skadon e drejta e blerjes per mbrojtesin e krahut portugez ne favor te Interit.

“Zikalterit, sic eshte thene nga drejtuesit dhe nga tranjeri Luciano Spalletti javen qe kaloi, nuk do ta aktivizojne te drejten e blerjes per lojtarin.”

“Per Interi ne kete moment jane shume 39 milione euro (kaq eshte klauzola) qe u ra dakort ne veren e kaluar per kartonin e Joao Cancelo.”

Jane shume mbi te gjitha per shkak te Fair Play Financiar qe e detyron Interin te shese lojtare per vleren (ne plusvalenca) 35-40 milione euro e qe te regjistrohen ne bilancin e ketij sezoni deri ne daten 30 qershor.

Me 39 milionet e Joao Cancelos, Interit do te detyrohej te shiste me patjeter nje lojtar te madh te skuadres.”

Por gjithesesi, nuk jane venitur totalisht shpresat per ta ripare anesorin portugez perseri ne Appiano Gentile:

“Nga ajo qe thuhet, ne daten 1 korrik cdo gje mund te ndryshoje sepse pas kesaj date Interi do te kete shume me shume liri ne merkato dhe mund te shpenzoje fale Champions.”

“Problemi me i madh qendron tek vleresimi qe Valencia mund ti beje Cancelos e cila mund te rrise vleresimin e kartonit te tij nga 39 milione euro ne 45 milione euro.”

“Per Cancelon jane shume skuadrat e interesuara dhe e para ne liste eshte Manchester United i Mourinhos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.