Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

824 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalleti: “Duhet te mbajme ritmin e te forteve. Rinovimi nuk eshte problem. Me ven keq per Cancelo dhe Rafinha”

Spalleti: “Duhet te mbajme ritmin e te forteve. Rinovimi nuk eshte problem. Me ven keq per Cancelo dhe Rafinha”
Xhorxh Gellci

Hapja e sezonit te ri ne mikrofonin e salles te shtypit te Suning Training Center per Luciano Spallettin.
Italia eshte e ndare ne dy grupe: ata qe mendojne se me Cristiano Ronaldon perfiton kampionati italian ne pergjithesi dhe ata qe mendojne se tani lufta eshte per vendin e dyte. Ne cilin grup jeni ju?
“Ai do i jape force dhe shikueshmeri kampionatit tone, qe para disa kohesh ishte me i miri ne bote. Megjithate asnjehere nuk eshte bazuar te dobesimi i kundershtareve, por tek te qenit me i forti i me te forteve. Kjo loje ku cdo skuader mundohet te permiresohet, do te na sjelle perparim te vazhdueshem. Edhe ardhjen e Ronaldos e shoh si ato evente pozitive, sepse i jep jete mekanizmit per t’u perpjekur te jesh me i forte nga kundershtaret. Eshte nje ambjent sfide, dhe kjo eshte shume pozitive per futbollin tone. Kampion i madh, i bindur qe eshte i forte. Por askush nuk na ben dot te ndihemi inferiore, pa miratimin tone.

Ne aspektin e merkatos, e konsideron qe Inter i eshte afruar Juventus dhe Napolit. Mund te permendet fjala “Scudetto”?
Nuk pyes veten nese mund te bejme mire, por per cfare arsye nuk duhet te bejme mire. Duhet te jemi ne grupin e me te forteve brenda te gjithe objektivave, dhe do e bejme, sepse shoqeria po punon shume mire per te patur nje ekip me 20 lojtare te forte, qe zevendesojne njeri tjetrin per te fituar ndeshjet.”

Cfare Inter po shikon? Cfare pershtypje ke nga te rinjte?
Jane preznatuar te gjithe shume mire, entuziaste per te veshur kete fanelle. Megjithate shoh konceptin e perkatesise, te gjithe kane deshire te luajne per Interin. Dikush mund edhe te kishte dyshime, por me punen qe po ben shoqeria, tani klubi ka nje ‘appeal’ shume pozitiv. Lojtaret e rinj jane zgjedhur, jane ndjekur, dhe tani duhet te na ndihmojne ta bejme kete skuader te forte dhe te kompletuar. Kete vit do te kemi nevoje per nje ekip me te zgjeruar, me zevendesime ne nivel te larte, dhe shoqeria po punon per kete. Pastaj futbolli perbehet nga mundesi te fshehura ne nje top, duhet t’ja dalesh t’i shfrytezosh te gjitha, sepse momenti me i mire mund te jete edhe i fundit, sic na ka ndodhur ne ndeshjen e fundit vjet. Lautaro po na tregon qe eshte i forte, i maturuar, dhe pavaresisht moshes, eshte i zoti qe te marre topin para mbrojtjes dhe te kerkoj porten. Ka karakter te forte si shume lojtare argjentinas. Politano eshte i shpejte me top ne kembe, ka driblim te mire. De Vrij, i mesuar te luaje ne Kombetare, di te shfrytezoje nje top te rekuperuar ne cast. Nainggolan eshte i lehte te pershkruhet, e keni pare, eshte transparent, ashtu si dukt nga jashte. Salcedo eshte nje si Karamoh, te sulmon dhe te kalon. Asamoah eshte i kompletuar dhe perfekt per te tentuar te shkoje perpara, e di cfare duhet te beje dhe si te sillet. Ka luajtur ne shume pozicione dhe gjithmone ka bere mire. Ka kualitet fizik dhe teknik per te bere cdo detyre.

Je krenar per Boterorin e Perisic dhe Brozovic? Ke frike se mos i merr dikush?
“Ivan dhe Brozo kane treguar ne ndeshjen e fundit se cfare jane te afte te bejne. Kunder Anglise kane bere ndeshjen me te bukur. Brozo ne ate pozicion ka percaktuar kualitetin e lojes te skuadres ne nje ndeshje te veshtire, duke spostuar edhe Modric pak me perpara. Ka bere shume kilometra, nese nuk gaboj, 16. Impresionuese, dhe shume kualitet! Perisic eshte nje lojtar super fizik, ka te drejte Mourinho. Nese do i vendosnim nje Ronaldos, do te ishte pikerisht Perisic, sepse eshte i forte ne shpejtesi, ne rezistence. Eshte dukur tek topi qe ka fituar ne zone, por edhe qe ndihmonte gjithmone ne faze mbrojtese. Ajo qe duhet te mesoje me shume eshte kontakti me zonen gol, ne menyre qe te shenoje me teper. Nga ky Boteror do te na sjellin shume stimuj qe do i vendosin ne dispozicion te skuadres tone, sepse tek Inter gjenden mire dhe duan te bejne mire.”

Ktheheni ne Champions nga vazo e katert dhe me nje liste lojtaresh te restriktuar. Pret veshtiresi ose nje ecje te veshtire ne kete kompeticion?
Une mendoj qe ne liste kemi nje numer te mjaftueshem lojtaresh per te luajtur gjithe kompeticionet, pastaj duhet te bejme zgjedhjet e duhura ne ndeshje. Veshtiresia me e madhe per mua eshte t’ju them disa lojtareve qe nuk do jene ne liste. Do te jete nje moment qe nuk do dua kurre ta perjetoj, por do te jete nje rruge qe do hyjme gradualisht per te pranuar nje rregull qe te gjithe duhet te pershtaten. E dime cilet jemi, si na quajne, historine tone. E dime qe nuk gjendemi ne pozicion komod, por Champions League e donim dhe do te jemi te gatshem.

Kontrata juaj qe po skadon eshte problem?
Asnje problem, te mos fillojme te shpikim. Ketu eshte drejtori qe e di qe kontraten mund ta bejme ne 5 minuta, edhe pas stervitjes. Pyesni si eshte bere e para. Une gjendem mire, sic e kam thene gjithmone, nuk ka nevoje per agjente, sepse kemi nje raport te mire dhe jemi njerez serioze qe duan te punojne seriozisht dhe me korrektesi. E vetmja gje qe kam kerkuar eshte qe te bllokohen tentativat ose tratativat e pamundura qe jane te demshme per skuadren dhe lojtaret tane. Po bejme nje merkato te perbere nga objektiva dhe ide te arritshme.

Ne nivelin e teknikes, eshte nje nga skuadrat me mature te viteve te fundit, ne nivelin e Mourinhos?
Nuk mendoj se jemi me te dobet se askush. Megjithate ka skuadra eksperte qe kur perballesh kane nje mentalitet te forte dhe kjo duket. Dikush thote qe kemi patur fat ne ndeshjen e fundit, por kemi vuajtur ne ndeshjet e humbura, si me Sassuolon ne shtepi. Megjithate, gjithmone kemi treguar se mund t’ja dilnim dhe kemi treguar nje force mentale te madhe, kunder nje prej skuadrave me te forta te kampionatit, si Lazio. Duhej nje pergjigje, dhe kjo me ben te mendoj per nje skuader me te forte dhe solide, prandaj veshtire se do i kalojme periudhat e erreta te viteve te fundit.

Meqe nuk ka probleme, pse nuk rinovon menjehere kontraten?
Eshte njelloj si te kisha firmosur. Nuk ka asnje problem dhe mund ta bejme ne cdo moment. Na jep ti nje date (i drejtohet gazetarit).

Nga kush pret permiresim kete vit? Ne miqesoret do te eksperimentoni me nje Inter me dy sulmues?
Mbrojtjen e kemi provuar gjithmone me 4 dhe neser do te luajme me 4. Pastaj me ate me 3 do punojme ne ditet e ardhshme. Lautaro dhe Icardi mund te luajne se bashku, te gjithe lojtaret e forte mund te luajne se bashku. Duhet te pershtaten ne nje kontekst skuadre dhe te ndajne detyrat, duke gjetur nje marreveshje. Ne mbrojtjen me 3 do te punojme me 2 mbrojtesit e krahut qe t’ju afrohen sulmuesve, por do te shohim ne vazhdim. Ai qe mund te behet nje “crack” super i forte eshte Perisic, qe duhet te shkoje edhe te kerkoje me teper zonen. Ka aftesi fizike fantastike por duhet t’i shfrytezoje me shume ne zone. Edhe nga Vecino pres me shume se ajo qe ka bere vitin e shkuar, ku ka kaluar nje periudhe qe nuk ishte shume mire dhe nuk ka treguar gjithe repertorin e vet. Dike e kam spostuar dhe nuk ka patur efektivitet maksimal sepse ndryshonte pozicion, si D’Ambrosio, qe ne cdo rast ka qene shume pozitiv. Candreva ka dhene nje kontribut maksimal por mund te shenoje me shume. Edhe Icardi ka mundesi per me shume. Pa Rafinhen, Lisandron dhe Santon, ndoshta nuk do e kishim arritur objektivin, keshtu qe i falenderojme dhe ju urojme shume fat. Edhe Eder qe ka preferuar nje aventure te re. Por shoqeria i ka zevendesuar mire. Edhe pa tifozet nuk do te kishim arritur ketu, dhe shyqyr Zotit qe aty nuk ka Fair Play Financiar ose merkato.”

Mendoni se mund te behet dicka per Rafinha? Ju vjen keq per Cancelo?
“Me vjen keq sepse ishin brenda mentalitetit, brenda grupit, ngjyrave, por jane disa rregulla te cilat duhen respektuar. Keto rregulla nuk na lejuan ti mbanim. Nuk mund te shpenzonim shifrat qe kerkoheshin per ata lojtare. Une ju uroj me te miren pasi na ndihmuan shume per rezultatet e sezonit te shkuar”.

Ronaldo do e zgjeroi hendekun e vendit te pare me skuadrat e tjera?
“Kam njohur shume futbolliste, kete periudhen e fundit per Interin kane shfaqur interes shume lojtare ndryshe nga vitet e shkuara ku per shkak te rezultateve disa edhe mund te hezitonin. Tani askush nuk na refuzon. Te gjithe jane entuziast kur flasim per menyren sesi ne punojme, qytetin ku jetojme. Tifozet i kemi patur gjithmone prane, na kane ndihmuar se tepermi. Leshuam sinjale serioziteti, ishim nje klub ku punonim sebashku si stafi drejtues, lojtaret e tifozet. Sigurisht qe me Ronaldon do behet me i fort, vjet lufta per titullin kampion ishte mjaft e hapur. Edhe ne Europe skuadrat e kampionatit tone kane bere mire, trajner te zot, skuadra te organizuara e te ekuilibruara. Jemi ne rrugen e duhur”. Si nje italian, a do benit tifo per Kracine edhe nese nuk do ishte Perisic e Brozovic? “Une vleresoj kualitetin e lojtareve, Kroacia me pelqente qe nga fillimi. Ka lojtare teknik te cilet te gjithe i njohim. Edhe Franca ka nje skuader shume te mire, une do bej tifo per Brozovic e Ivan. Me duket e veshtire te flas per situata joreale”.

Do benit tifo per Kroacine kunder Frances edhe pa Perisic dhe Brozovic, si qytetar italian?
“Une shoh kualitetin e lojtareve. Kroacia me pelqen, qe nga fillimi. Me terheq si skuader sepse ka lojtare teknike qe i njohim edhe mire. Por edhe Franca, keshtu qe nuk di cfare te them. Une bej tifo per Brozo dhe Ivan, dhe e kam te veshtire te flas per situata jo reale.

Nainggolan eshte ashtu si e keni pershkruar. Sabatini ka bere nje pershkrim te sakte ne intervisten e sotme?
“Ka bere mire kudo ku ka luajtur, e ka treguar cfare lojtari eshte. Nga ata lojtaret e forte, dhe jam i sigurt qe do t’u tregoje interistave kush eshte Nainggolan. Intervisten e Sabatinit duhet te lexoj, por une mendoj se duhet te mesojme nga ai. Kam pasur shume te bej, eshte nje personazh i rendesishem, qe merr vesh nga futbolli. Me ka ardhur keq qe eshte larguar, degjohemi shpesh sepse jemi miq.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.